Të 20-tat tuaja mund të jenë kohët më të paharrueshme të jetës tuaj. Pas të gjithash, ju vetëm sa keni filluar të hyni në fuqinë punëtore, keni pak përgjegjësi dhe më në fund keni të ardhura në dispozicion të cilat mund t’i quani tuajat. Mirëpo, edhe me të gjithë lirinë që rinia ofron, mund të vijë me pasoja domethënëse financiare të cilat mund të jenë shkatërruese nëse nuk jeni të kujdesshëm.
Përderisa shumica e njerëzve do t’a konsideronin veten shumë të kujdesshëm nga ana financiare, do të thoja se kjo i kushtohet faktit se askush nuk dëshiron të pranojë se nuk kujdesen mirë për paratë. Përderisa paraja drejton pothuajse çdo vendim që marrim, mund të jetë e vështirë nëse nuk kemi mbajtur veten në standardet më të mira.
Unë kam përmbledhur disa këshilla të cilat do të dëshiroja t’i dija kur isha në të 20-tat e mia. Ndjekja e këtyre mund të ju dërgojë në një rrugë më të mirë dhe do ju ndihmojë të kurseni gjithashtu.
Edhe pse një zhvillim i ri në botën e raportimit të kreditit, sipas NerdWallet, pothuajse çdo zyrë e madhe e kreditit ju jep mundësinë të raportoni qiranë tuaj. Edhe pse më pak se 1 përqind e dosjeve të kreditit përmbajnë informacione të qirasë, kjo mund të rrisë rezultatin tuaj të kreditit shumë.
Kjo është diçka të cilën është dashur t’a dëgjojmë nga më të vjetrit, por sërish, nganjëherë është më së miri të mësojmë vetë. Siç shënon edhe creditcard.com, përderisa gjeneratat më të reja kanë tendenca të përdorin paratë e tyre për rroba, argëtim dhe benzinë, gjeneratat më të vjetra i përdorin për udhëtim dhe riparime madhore.
Kërkimet e kredisë mund të ndikojnë negativisht në llogarinë tuaj, e cila është veçanërisht e dëmshme për njerëzit e rinj. Rregulli këtu është të bleni kur vjen puna tek blerja e diçkaje e cila duhet të blehet me kredi.
Krediti juaj është çelësi numër një që keni për liri financiare, kështu që përdoreni me zgjuarsi. Siç e shënon edhe CreditRepair, ka mënyra të shumta që mund të filloni në këtë, për shkak se nuk është kurrë herët të filloni të mendoni për kreditin tuaj.
Ka një nocion të madh i cili thotë se vetëm ata me shumë para duhet të investojnë. Në fakt, një studim i fundit nga Bankrate tregoi se vetëm një në tre të rinj investojnë. Edhe pse ju me shumë gjasa nuk do të pasuroheni gjatë natës, nuk është kurrë një ide e keqe të përdorni investimet si mënyrë kursimi. Disa burime të mira për të kontrolluar janë Acorns dhe Stash.
Sipas një studimi nga GoBankingRates, 72 përqind e të rinjve kanë më pak se 1,000 dollarë në kursime. Ky është një numër mjaft befasues, veçanërisht kur merrni në konsideratë paratë të cilat mund të shpenzohen në raste të aksidenteve ose ngjarjeve të papritura. Provoni të vini mënjanë pak më shumë nga çdo pagesë, për shkak se nuk e dini kurrë se kur do të ju nevojiten.
Përderisa shumë njerëz kanë tendenca të ndjekin rregullin 20 përqindësh ( që do të thotë të dedikoni 20 përqind të të ardhurave tuaja për pagesë mujore për një makinë), edhe nëse mund t’a përballoni atë, ende nuk është investimi juaj më i mirë. Së pari, makinat janë mjete zhvlerësuese, që do të thotë se sapo të filloni t’a vozisni, automatikisht ka më pak vlerë se sa keni paguar. Përveç kësaj, për shkak se nuk e dini kurrë se çfarë do të ndodhë me makinën tuaj, mirëmbajtjet ose shpenzimet e papritura do ju kushtojnë shumë.
Ata mund të shkatërrojnë statusin tuaj financiar, me përqindjen mesatare të interesit rreth 400 përqind. Shkurtimisht, kjo është rruga më e shpejtë drejt falimentimit, kështu që nëse po kërkoni ndihmë shtesë financiare, përdorni të gjitha burimet tuaja, gjithashtu edhe flisni me një këshillues financiar.
Si shumica e të rinjve, edhe unë kam rënë viktimë e shpenzimit të parave për atë që e quaj ‘’afat shkurtër’’. E dini, gjërat si darkat jashtë ose shfaqjet e ndryshme, të cilat në atë kohë janë gjëra të mrekullueshme, por përderisa vitet kalojnë, ju e kutoni se këto para është më mirë të shpenzohen në vende tjera. Plus, përderisa të rinjtë shpenzojnë pothuajse 44 përqind të buxhetit të tyre të ushqimit në dalje, shkurtimi i kësaj mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të kursyer para.
Nuk është sekret se hyrja në borxhe është e lehtë. Por pjesa e daljes? Jo aq shumë. Siç tregon edhe The Nest, koha mesatare për të paguar 9,500 dollarë me pagesa mujore të 461 dollarëve do të marrë përafërsisht dy vite, me 1,555 dollarë të paguara për interes. Shkurtimisht, hyrja në borxh është e shtrenjtë, për këtë duhet të jeni shumë të kujdesshëm.
Ndoshta njëra prej këshillave më të mira financiare që e kam dëgjuar trajton këtë temë shumë mirë: Nëse borxhi në të cilin po hyni nuk po ju ndihmon të fitoni para, a ia vlen?