10 këshilla për një flirt “të suksesshëm”

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Joshja është një lojë që nuk duhet asnjëherë të ndalë. Edhe nëse është partner i ri apo i njëjti, flirti jep entuziazëm, ‘tonifikon’ vetëvlerësimin, rigjallëron erosin dhe është shumë argëtues!

Ja 10 këshilla për të joshur duke shfrytëzuar strategji të vogla por që dhurojnë kënaqësi…

1. LOJA ME VËSHTRIMET

Është mënyra më e zakonshme për të filluar një flirt, por meqë shikimi në sy është një mënyrë shumë e fortë komunikimi dhe prodhon reagime të forta, duhet të dini të veproni pa e tepruar. Pasi i keni ngulur shikimin personit të cilin dëshironi të joshni – qoftë ky edhe partneri i përjetshëm – ruani kontaktin me sy. Duhet të jetë i thellë, sensual. Bëjeni këtë gjë për 3 sekonda, pastaj buzëqeshni dhe largojeni vështrimin. Do të jetë e mjaftueshme për të ‘zgjuar’ ndjesi të forta.

2. MISTERI ËSHTË NJË FJALË THELBËSORE NË FJALORIN E JOSHJES

Për ta ruajtur duhet t’i rezistoni tundimit për të dashur gjithçka dhe menjëherë. Duhet të rrini larg dëshirës për të ‘qëlluar në shenjë’ dhe për të tërhequr drejt vetes objektin e dëshirës. Për shembull, në një lojë vështrimesh, më mirë të mos e vështroni tjetrin me shumë insistim pasi mund të mendojë se ka diçka që nuk shkon tek ai. Më efikase dhe sensuale është ta shohësh me bishtin e syrit dhe me trupin gjysmë të kthyer nga ai. E rëndësishme është të mos e kuptojë menjëherë natyrën tuaj të vërtetë.

3. BËNI HUMOR

Të keni një ndjenjë të fortë humori mund të jetë e domosdoshme për të hequr ndrojtjen apo pasigurinë, për të thyer akullin. Një femër me humor është jashtëzakonisht shumë joshëse. Shpesh një batutë mund joshë shumë. Problemi në këtë pikë mund të jetë se duhet ta keni gjithmonë një batutë gati… Dhe ja një sekret i vogël: vëzhgoni me kujdes këdo që ju rrethon dhe sajoni çfarëdolloj batute që të mund të qeshni së bashku.

4. MOS JINI TË NDROJTUR

Një tjetër pengesë për flirtin, që shpesh i dedikohet pasigurisë është ndrojtja, e përzier me dëshirën për të bërë tjetrin për vete. Kjo gjë sjell heshtje të sikletshme dhe ndjesinë se nuk dini sesi të vazhdoni bashkëbisedimin… Për ta bërë për vete, ndiqni një strategji të thjeshtë: lëreni personin përballë të flasë duke i bërë pyetje, mundësisht jo pyetje, të cilave ia dini përgjigjen. Në këtë mënyrë do të shkarkoni nervozizmin, do të tregoni interes për të dhe do të përfitoni elementë, të cilët mund t’i shfrytëzoni gjatë flirtit.

5. JOSHNI ME BUZËQESHJE

Ndoshta njerëzit e mbyllur në vetvete dhe cinikë ju duken misteriozë dhe joshës, por në të vërtetë, është krejt e kundërta: fuqia joshëse e një buzëqeshjeje të ëmbël është dhjetë herë më e madhe. Ndaj, largojeni negativitetin, pasi largon interesin dhe mos u ankoni, sepse rrezikoni të qëndroni gjithmonë vetëm. Flisni për gjërat që ju pëlqejnë në mënyrë që të shndërroheni automatikisht më gjallërues dhe tërheqës.

6. FLISNI

Një bashkëbisedim i vogël mund ta çojë dëshirën e partnerit në qiell, dhe kështu ju përgatisni një terren dedikuar tërësisht kënaqësisë. Për të çliruar këtë efekt, mjafton të fusni në bashkëbisedimin tuaj doza të vogla fjalësh për seksin, aspak vulgare. Ndonjëherë është e mjaftueshme të përdorni fjalë si: ‘eksitim’ apo ‘stimulim’.

511

7. NDIHUNI MIRË ME VETEN

Që në krye të herës pyetja që i mundon femrat para një takimi është: ‘çfarë të vesh?’. Sekreti për të qenë joshëse nuk qëndron te fustani që veshin për të lënë përshtypje të mirë te mashkulli. Por duhet të bëjnë përshtypje falë qëndrimit dhe mënyrës sesi sillen në atë takim. Ndonjëherë mjafton një buzëkuq i lehtë për të ndezur dritat e vetëbesimit… Kështu që do të ndiheni të bukura dhe rehat. Të ndihesh mirë është një armë joshjeje shumë e fuqishme dhe e domosdoshme.

8. DËGJONI

Mos e nënvlerësoni asnjëherë fuqinë e madhe të të dëgjuarit. Nëse doni ta eksitoni dhe të hyni në kontakt me seksin e kundërt në mënyrë sa më intime dhe të thellë, nuk ka gjë më të mirë sesa t’i pëshpërisni në vesh diçka – çfarëdolloj gjëje – me zë të ulët për t’u dukur edhe më seksi. Do të ndjejë aromën e lëkurës suaj, ngrohtësinë e frymëmarrjes dhe afërsinë e buzëve tuaja.

9. JINI INDIFERENTË

Mësoni të luani me indiferencën. Është shumë thelbësore në lojën e joshjes që të veproni me strategji në vogla. Lëreni të vështrojë trupin tuaj, apo zbuloni ndonjë pjesë pikante të trupit si pa dashje, pothuajse si pa vetëdije. Do t’i japë një lloj sensualiteti personalitetit tuaj. Ndaj jepini udhë këtyre lojërave ‘të pafajshme’ duke zbuluar një pjesë të këmbëve pasi fundi është ngritur pak më shumë mbi gju dhe rregullojeni menjëherë pas disa sekondave, duke bërë sikur shpresoni se personi që keni përballë nuk ju ka parë…

10. KOMUNIKONI ME GJUHËN E TRUPIT

Duke qenë se bashkëbisedimi verbal është një armë e shkëlqyer joshjeje, do të ishte e gabuar të nënvlerësoni fuqinë e gjuhës së trupit, e cila shpesh është më e drejtpërdrejtë dhe godet shumë më tepër në thellësi sesa gjestet e vogla me nënkuptim. Shpesh e bëjmë pavetëdijshëm, por ndonjë gjest i bërë në mënyrë të pavullnetshme është edhe më efikas, me kusht që të mos jetë i bërë në mënyrë artificiale. Doni ndonjë shembull? Epo ja, prekni buzën e poshtme me gishtin e vogël dhe vështroni sikur po ëndërroni për diçka. Më pas hiqeni dorën nga buzët dhe buzëqeshni. Kjo do e bëjë personin që keni përballë të besojë se ju e keni mendjen te mendimet erotike. Ose vëzhgoni buzët e tij ndërsa është duke biseduar dhe imagjinoni sikur po e puthni. Do ta kuptojë me siguri se çfarë po mendoni…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme