Shija e parezistueshme e çokollatës edhe më të moshuarve ua kthen buzëqeshjen fëmijërore në fytyrë, e për këtë përgjegjës janë hormone që tajisin ndjenjën e lumturisë dhe kënaqësisë kur konsumojmë çokollatë.
A e keni ditur se para 2500 viteve çokollata është konsumuar në formë të pijes dhe ka pasur shije të hidhur? Kakao ka pasur vlera të larta dhe njerëzit e kanë llogaritur si ushqim hyjnor.
Ja edhe disa fakte interesante të lidhur me çokollatën:
1. Kakao thahet 7 ditë në diell para se të porositet për të prodhuar çokollatë.
2. Deri tani nuk janë të njohura lloje të alergjive të shkaktuara nga çokollata.
3. Femrat hanë dy herë më shumë çokollatë se meshkujt.
4. Çokollata është e dëmshme, bilës edhe helmuese për më shumë kafshë, ndërsa tek qentë mund të nxit sulme dhe vdekje.
5. Besimi i përhapur se çokollata shkakton akne, është vetëm një mit.
6. Napoleoni ka pasur nevojë të vazhdueshme për çokollatë edhe gjatë kohës së luftimeve, ai me vete ka pasur çdo herë çokollatë.
7. Gjatë jetës një njeri mesatarisht konsumon rreth 160 kg çokollatë.
8. Në Zvicër është vërejtur numri më i vogël i sulmeve në zemër, ndoshta për faktin se një banor në këtë shtet mesatarisht hanë nga 10 kilogram çokollatë në vit.
9. 90% e prodhimtarisë botërore të kakaos në botë, prodhohet në firma të vogla familjare.
10. Nga industria e çokollatës në botë ekzistojnë rreth 40- 50 milion njerëz, vetëm në Belgjikë ka më shumë se 17.000 njerëz që merren më këtë industri.