Nëse do e pyesnit një udhëheqës se cili është sekreti i tij i suksesit, përgjigja do të ishte e thjeshtë: dëgjimi. Kjo sepse udhëheqësit më të mirë nuk kanë aftësi të madhe në të folur, por të dëgjojnë dhe të kuptojnë.
Po, të jesh udhëheqës kërkon një shtysë të madhe për të mësuar, dhe për këtë shkak kam përpiluar një listë të librave më të mirë për udhëheqjen. Shikoni ata më poshtë:
Të gjithë urrejnë takimet e padobishme. E dini…ato në të cilat uleni pa e ditur se çfarë të bëni apo të thoni, dhe ndjenja se çfarëdo që thuhet do të mund të dërgohej përmes emailit. Ato janë irrituese dhe humbje kohe.
Fatmirësisht, Cemeron Herold, themeluesi i COO Alliance, shkroi Meetings Suck, një udhëzues se si të drejtoni takime të suksesshme. Udhëzimi i Herold përfshin mencuri se si t’i bëni takimet tuaja më produktive, gjithashtu edhe burime dhe këshilla se si të kurseni kohën. Dhe, si një ndërmarrës ose udhëheqës, ju me shumë gjasa do t’a shihni Meetings Suck si prezantimin e përsosur se si të bashkoni ekipin tuaj; nga dita e parë.
Si një libër i lavdëruar nga ndërmarrësit e famshëm si 50 Cent dhe Jessica Alba, The Art of Seduction i Robert Greene kërkon marrëdhënien në mes fuqisë dhe manipulimit. Përderisa shumica e konsiderojnë këtë libër si një ‘’vepër joshëse’’, Greene ofron më shumë, duke detajuar dinamikat e fuqishme dhe sjelljet për njerëzit. Besojeni ose jo, libri tregon se si të qenit një njeri i mirë mund të jetë një gjë e mirë ( dhe gjithashtu të jetë në të mirën taut).
Fokusi primar i këtij libri është t’ju ndihmojë të rrisni efikasitetin dhe produktivitetin në punë. Qëllimi është të largoni rrëmujën dhe t’ju ndihmojë të jetoni një jetë pa stres dhe të suksesshme.
Ndoshta njëri prej librave më të rëndësishëm për marrëdhënien në mes të marketingut dhe kulturës, The Tanning of America zhytet thellë në marrëdhënien në mes markave dhe artistëve ( veçanërisht, ata të cilët janë në hip hop). Si një anëtar i Advertising Hall of Fame, Steve Stoute zhytet thellë në atë se si kultura po formon reklamat dhe marketingun, gjithashtu edhe suksesin e ortakërive inovative.
Çdo udhëheqës duhet të mësojë The Art of the Pitch nga Peter Coughter, për të qenë i suksesshëm. Coughter ju shoqëron përgjatë rrugëtimit dhe ju tregon jo vetëm se si të shkruani një prezantim të mirë, por gjithashtu se si të tregoni një histori magjepsëse në një mënyrë të qartë. Dhe, përderisa ne të gjithë mund të flasim me ditë për ndryshimet që duam të bëjmë në botë, The Art of the Pitch na fuqizon që të shprehim misionin tonë thelbësor.
Libri i parë i famshëm i Greene, The 48 Laës of Power, tregon ligje të ndryshme të cilat përballen me dinamika të fuqisë. Këto janë shumë të dobishme për të gjithë të cilët po mundohen t’i qasen udhëheqjes.
Zakonisht, fituesit e luftërave janë ata të cilët shkruajnë historinë. Por A People’s History of the United States i Howard Zinn tregon historitë e anës humbëse. Duke u zhytur thellë në perspektivën e atyre të cilët kishin pak fuqi, A People’s History është një mënyrë e mirë për lexuesit të reflektojnë në mbajtjen e një qasjeje të rrumbullakosur mirë të udhëheqjes.
Pa dyshim njëri prej librave më të famshëm, The Seven Habits of Highly Successful People tregon parimet themelore se si të bëheni një person më produktiv.
The Lean Startup ofron këshilla nga karriera e ndërmarrësit serik Eric Ries. Ries zhvillon një filozofi në libër se si ne kemi tendenca të shikojmë proceset tona gabim, duke dërguar shumicën e kompanive drejt dështimit. Por, ai vendos fokusin e tij në atë se çfarë duhet të përfaqësojnë bizneset dhe se çfarë dëshirojnë njerëzit.
I shkruajtur nga dy ish ushtarë, Extreme Ownership tregon mësimet të cilat ata i kanë mësuar nga koha e tyre në shërbim dhe ua kushtojnë ato biznesit dhe jetës. Teza e librit është të kuptoni se si është e strukturuar udhëheqja, pse është i nevojshëm për çdo skenar dhe se si të krijoni ekipe fituese me performancë të lartë. Ky libër do ju japë strukturën tuaj të kompanisë si asnjë tjetër.
(Autori është kryeshef ekzekutiv dhe bashkë-themeluesi i “Alumnify”, një platformë e angazhimit të kompanive)