Për fat të keq, mënyra se si shumica prej nesh marrin informacione të reja nuk është joefektive, por nuk është afatgjate, pra e qëndrueshme. Nëse dëshironi të dini sekretet më të mira për të mësuar më shumë në një periudhë më të shkurtër kohe dhe për të mbajtur mend nga ajo që po studioni atëherë lexoni këshillat e Unik Portal.
Para se të përcaktoni udhëtimin tuaj, ju duhet të keni një qëllim. Pse doni të mësoni këtë? Pse po e lexoni këtë libër, pse po ndiqni një kurs? Cili është qëllimi afatgjatë?
Duke i pasur të qarta këto pyetje ju e keni më të lehtë të përqendroheni para se të merrni mësimet e reja. Pra, qëllimi është faktori kryesor për të pasur sukses në mësime.
Ju duhet të merrni shënime gjatë të mësuarit. Dhe, shumë se kaq, ju duhet të keni një vend ku i mbani dhe organizoni ato shënime. Edhe nëse merrni vetëm shënime mbi “pikat kyçe” kryesore, aftësia për t’u kthyer në këto shënime më vonë siguron që ju mund të thithni më shumë nga informacionet më të rëndësishme në libër.
Ky është një truk super i shpejtë dhe i thjeshtë që mund të tingëllojë i çuditshëm në fillim, por me të vërtetë punon. Përdorni gishtin tuaj për të ndjekur së bashku fjalët derisa lexoni diçka. Kjo gjë mund t’ju dukët shumë gjë e thjeshtë, por studimet shkencore tregojnë se në trupin tonë ndodhë diçka e veçantë kur ndjekim atë që po lexojmë. Ky truk na bën të jemi më të ndërgjegjshëm derisa lexojmë dhe na mban të fokusuar.
Jo secili e ka metodën e njëjtë të mësim-nxënies. Disa prej nesh nuk janë lexuesi të shpejtë të tjerë lexojnë më ngadalë. Sigurohuni të kuptoni se cilat janë metodat më të përshtatshme për mësim që vlejnë për ju. Ju mund ta keni më lehtë të mësoni në grup, ose të dëgjoni përmes cd-ve mësimet tuaja.
Ky është një element shumë i rëndësishëm të cilin nuk bën të anashkaloni asnjëherë. Shëndeti ndikon shumë në të mësuarit dhe arritjet në mësim. Shumica prej nesh e shtyjnë gjumin për mësim, ushqimin dhe shëtitjet në natyrë. Megjithatë, e vërteta është se secila prej këtyre gjërave luan një rol të rëndësishëm në optimizimin e trupit tuaj për të mësuar dhe përthithur informacione të reja, dhe gjumi është i pazëvendësueshëm. Nëse nuk jeni duke fjetur gjatë natës, nuk do të jeni produktiv në mësime. Ju vetëm po humbni kohë.
Zakonisht, ne hyjmë në një libër të ri, lëndë apo çfarëdo që jemi duke studiuar studiuar me një shpresë të veçantë. Dhe varësisht çfarë pritshmërie kemi, nëse është pritshmëri negative ose pozitive, ajo ngjyros perceptimin tonë në lidhje me atë që po mësojmë. Hyni me mendime pozitive në secilin mësim.
Mënyra se si shumica prej nesh mësojmë është e gabueshme, sepse ne provojmë të mësojmë gjatë dhe pa pushim, pra duke e lënë çdo gjë anash. Duke bërë pushime të shkurtra në mes të të mësuarit ju i jepni mundësi trurit të rifreskohet dhe të jeni më të fokusuar.
Kjo nuk duhet të jetë diçka e rëndësishme,por thjeshtë përpiquni të merrni atë që po mësoni dhe menjëherë aplikoni në një mënyrë konkrete. Kjo nuk është gjithmonë e mundur, megjithatë, provoni të banië sa herë që keni mundësi. Nëse po lexoni një libër për vetë-përmirësimin ose biznesin, ato zakonisht përfshijnë disa hapa të zbatueshëm që mund të përdorni në vend të kësaj për të aplikuar informacion.
Ndër aspektet më të rëndësishme të mësim-nxënies është të sfidoni vetën të shkruani mbi mësimet që po merrni, të analizoni teori të caktuara që keni lexuar dhe të fusni aty edhe argumentet e juaja. Në të kaluarën, kjo ishte shumë më e vështirë për ta bërë. Sidoqoftë, në ditët e sotme, ju keni mundësinë të nisni një blog dhe të dokumentoni procesin tuaj të mësuarit rreth temës. Ky proces nuk është vetëm efektiv, është jashtëzakonisht i dobishëm për ju dhe i dobishëm për të tjerët, pasi të tjerët do të mund të mësojnë nga shkrimet tuaja. Dhe, sigurisht në këtë mënyrë, ju mund të merrni edhe komente të cilat duhet ti vlerësoni drejt dhe të shihni përparësitë dhe mangësitë tuaja.
Disa njerëz lexojnë vetëm për të thënë se kanë përfunduar një libër tjetër ose përfundojnë një kurs vetëm që ata të mund të gjejnë një punë përmes tij. Përsëritni gjithçka. Mësimi efektiv është një mjet i çmuar që do të përdorni për pjesën tjetër të jetës suaj. Është një shenjë dalluese e të gjithë burrave dhe grave shumë të suksesshme dhe një aftësi që me të vërtetë ju bën të zotëroj shumëçka.