10 minuta vendosën gjithçka: Drejtori shpëtoi 900 nxënës nga përmbytjet në Nepal

Prishtinë | 30 Gus 2026 | 14:50 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i një shkolle në Nepal ka arritur të shpëtojë rreth 900 nxënës, pasi mori disa paralajmërime për rrezikun e përmbytjeve në zonë.

Rajendra Dawadi, drejtor i shkollës së mesme “Tribhuvan Trishuli” në Nuwakot, tha se brenda pak minutash kishte marrë katër telefonata nga persona të ndryshëm, të cilët e paralajmëruan për rrezikun.

Disa prej tyre raportuan se ujërat e përmbytjeve kishin përfshirë tashmë vendbanimin Betrawati, në pjesën e sipërme të lumit.

Dawadi vendosi menjëherë të evakuonte nxënësit drejt një zone më të lartë. Gjatë evakuimit, ai pa se një ndërtesë konvikti, rreth 100 metra larg lumit, po përfshihej nga ujërat, transmeton Klankosova.tv.

“Vendosa se nuk duhej të prisja më. Edhe nëse përmbytja nuk do të vinte, bëhej fjalë vetëm për një ditë mësimi”, ka treguar ai për BBC.

Sipas tij, vendimi i marrë vetëm disa minuta më herët mund të ketë shpëtuar qindra jetë.

“Nëse do ta kishim marrë vendimin 10 minuta më vonë, asnjëri prej nesh, përfshirë nxënësit dhe mua, nuk do të mund të flisnim me ju sot”, tha Dawadi.

Të ngjashme