Mike Tyson është një boksier profesionist tanimë në pension, i cili është kampioni më i ri i peshave të rënda në botë.
Tyson konsiderohet një nga boksierët më të suksseshëm në botë. Këtu janë disa fakte interesante në lidhje me Tyson:
Gjat karierës së tij profesionale ka boksuar 58 herë nga të cilat ka 50 fitore dhe nga këto fitore 44 i ka me nokaut. Nga 8 humbje 6 i ka me pjesmarrje në ring kurse në dy nuk është paraqitur fare, barazime nuk ka.
Për momentin gjendet në pozitën e 13 të boksierëve më të mirë të të gjitha kohërave me 893 pikë.
Kur ishte 2 vjeç babai i tij braktisi familjen, gjë që çoi në kriza financiare. Ai ka një vëlla të madh, Rodney dhe një motër Denise.
Kur ai ishte i vogël, ai shpesh ishte një objektiv ngacmimi. Për të kapërcyer këtë, ai nisi të zhvillojë luftime në rrugë, e cila rezultoi si veprimtari k’riminale. Deri në moshën 13 vjeç, ai është arrestuar rreth 38 herë.
Muhamed Ali frymëzoi atë që të bëhej boksier. Kur Tyson u burgos, legjenda e boksit vizitoi burgun ku ai qëndronte. Ai e udhëzoi atë të ndiqte një karrierë në boks, dhe nxiti atë që të bëhej boksier.
Humbja e nënës ishte e parikuperueshme. Në 1982, nëna e tij, Lorna Tyson v’diq nga kanceri, pas së cilës Cus D’Amato u bë kujdestari i tij ligjor.
Kafshimi i veshit u bë një hit. Në vitin 1997, ai kafshoi veshin e boksierit Evander Holyfield në një luftë në pesha të rënda. Pas së cilës u skualifikuar, dhe Holyfield fitoi ndeshjen.Reporteri.