10 profesionet që do të zëvendësohen nga kompjuterët

Prishtinë | 24 Kor 2024 | 08:20 | Nga Ekonomia Online

Ekspertët kanë parashikuar se shumë nga profesionet e njerëzve do të zëvendësohen duke u automatizuar nga mundësitë që ofron teknologjia.

Punët të cilat nuk rrezikojnë të zëvendësohen nga automatizimi janë punë që përfshijnë përkujdesjen ndaj të tjerëve, si dhe ato punë që kërkojnë aftësi negociuese dhe kreativitet.

10 punët që kanë riskun më të lartë (99%) për t’u automatizuar janë:

• Riparuesit e orëve
• Hartuesit e taksave
• Teknikët e librarive
• Teknikët matematicienë
• Punonjësit për hedhjen e të dhënave
• Marketingu dhe shitja nëpërmjet televizorit
• Ndërmjetësit
• Agjencitë e sigurimit
• Agjentët e mallrave
• Ekzaminuesit, kërkuesit e materialeve të ndërtimit.

10 punët që kanë riskun më të ulët (1%) për t’u zëvendësuar janë:

• Mësuesit
• Trajnerët e sportit
• Drejtorët për menaxhimin e rasteve emergjente
• Koreografët
• Arkeologët
• Antropologët
• Profesionet që lidhen me shëndetin si: terapistë, psikologë, infermierë
• Analistë të sistemeve kompjuterike
• Menaxherët e burimeve njerëzore
• Dizajnuesit e veshjeve

Sigurisht, duhet përmendur që zhvillimi i teknologjisë dhe internetit krijojnë aq shumë fusha punësimi sa edhe eliminojnë. Miliona njerëz janë të punësuar në pozicione që lidhen me internetin.

Gjithashtu, një profesion që do të ekzistojë gjithmonë është mbështetja teknike për kompjuterët apo pajisjet robotike kur këto të fundit nuk do të funksionojnë.

Të ngjashme