10 punonjës të spitalit të Vushtrrisë në vetizolim pasi një paciente u konfirmua me Coronavirus

Vushtrri | 05 Pri 2020 | 23:18 | Nga Ekonomia Online

Një nga rastet pozitive me Coronavirus që u konfirmuan gjatë ditës së sotme është nga fshati Smrekonicë i komunës së Vushtrrisë.

Pas këtij rasti i cili është i dyti në këtë vend pas atij të parit për të cilin u njoftua gjatë ditës së djeshme, gjashtë infermierë të spitalit të Vushtrrisë, dy mjekë të emergjencës dhe dy shoferë të spitalit janë vetizoluar.

Për karantinimin e 10 punonjësve të spitalit të Vushtrrisë ka njoftuar Gazeta Veriu.info.

Kujtojmë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar sot edhe pesë raste të reja me Coronavirus në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 145 persona të infektuar me Covid-19.

Të ngjashme