Si autor dhe sipërmarrës, Rock Thomas, ka ndihmuar mbi 60 milionë njerëz të fitojnë statusin e milionerit dhe ka ndihmuar shumë individë të tjerë të bëhen plotësisht të pavarur financiarisht. Ai beson se duke zbatuar këto dhjetë rregulla, gjithkush mund të arrijë të ketë sukses në jetën e tij.
Rregulli numër 1. Investoni në zhvillimin tuaj personal
Mendja juaj është si një kopsht. Ato mendime që do të mbillni në kokën tuaj, ato do të rriten dhe lulëzojnë brenda jush. Kështu kushtojini të paktën 30 minuta në ditë zhvillimit tuaj personal duke lexuar një libër, artikuj apo video motivuese. Sa më shumë kohë t’i kushtoni zhvillimit tuaj, më shpejt do të zhvilloheni.
Rregulli numër 2. Qartësoni qëllimet tuaja
Aty ku shkon fokusi, rrjedh dhe energjia juaj. Nëse qartësoni objektivat dhe qëllimet tuaja, do e keni më të lehte për t’i ndjekur ato! Pra, filloni duke krijuar një qëllim të prekshëm, kuptimplotë dhe me një rezultat të matshëm.
Rregulli numër 3. Zhvilloni aftësitë dhe talentet tuaja
Të gjithë kemi diçka unike për t’i ofruar botës. Njerëzit e suksesshëm fillojnë duke identifikuar se çfarë duan të bëjnë dhe janë jashtëzakonisht të shkëlqyeshëm në. Ata kërkojnë të kuptojnë, praktikojnë dhe ndërtojnë vazhdimisht aftësitë, të cilat plotësojnë dhe mbështesin talentet e tyre. Duke përdorur talentet tuaja në një mënyrë kuptimplote, jo vetëm iluminoni veten tuaj – duke përjetuar një ndjenjë të përmbushjes, por ndriçoni edhe të tjerët!
Rregulli numër 4. Dilni nga zona juaj e rehatisë
Qëllimi i këtij rregulli është t’ju motivojë që të ndërmerrni veprime. Të shfrytëzoni dijet për të rritur produktivitetin tuaj. Për të qenë i suksesshëm, duhet të jeni në gjendje të përqendroheni pa pushim për veprime që ju ndihmojnë të realizoni qëllimet tuaja. Me fjalë të tjera hiqni dore nga rehatia dhe mos krijoni justifikime.
Rregulli numër 5. Përqendroni energjinë tuaj
Ky rregull është i domosdoshëm në rrugën tuaj drejt suksesit. Ai ka të bëjë me disiplinimin dhe mbajtjen e qëllimit që dëshironi të arrini, gjithnjë në mendje. Kështu kapërceni shprehjet “Unë jam i lodhur”, “Unë sot nuk mundem “,” Nuk e bëj dot sepse jashtë po bie shi” dhe orientojeni energjinë tuaj drejt qëllimit kryesor. Nëse bëni në jetë atë që është e lehtë jeta do jetë e vështirë dhe anasjelltas, nëse vendosni të ngriheni mbi lodhjen dhe dhimbjen ju pret lehtësimi.
Rregulli numër 6. Ushqeni besimet tuaja
Së pari, identifikoni besimet dhe bindjet që ju kufizojnë dhe ju shkaktojnë dhimbje. Filloni duke pyetur veten “Çfarë nuk po funksionon në jetën time? Si ndihem për këtë?” Identifikoni besimet që nuk ju shërbejnë.
Pastaj, bëni të njëjtën gjë me besimet dhe bindjet që ju japin lumturi, ju japin forcë dhe energji.
Rregulli numër 7. Rrisni të ardhurat tuaja
90% e njerëzve luftojnë financiarisht. Kjo është e vërtet edhe nëse ato kanë një të ardhur mujore apo fitojnë shumë para. Arsyeja është sepse shumica shpenzojnë më shumë se sa fitojnë dhe kursejnë ose investojnë shumë pak.
Rregulli numër 8. Krijoni zakone si të pasurit
Çfarë bëni para orës 8 dhe pas orës 20:00 përcakton suksesin tuaj. Njerëz të suksesshëm kanë rituale të ndryshme nga mesatarja e njerëzve, veçanërisht në mënyrën si e fillojnë dhe mbarojnë ditët e tyre. Këto zakone janë: konsumojnë shumë ujë, bëjnë streçing, krijojnë, meditojnë, lexojnë dhe planifikojnë ditën e tyre.
Rregulli numër 9. Krijo mendësinë e njerëzve të suksesshëm
Parimi kryesor i njerëzve me mendësi të suksesshme është “ Si do që të jetë jeta ime unë do krijoj versionin më të bukur timin”, ndryshe nga mendësia e njerëzve mesatare që thotë” Gjërat që më ndodhin në jetë, përcaktojnë edhe fatin tim”
Rregulli numër 10. Realizoje me çdo kusht
Fituesit i realizojnë qëllimet e tyre si do që të sfidohen në përditshmërinë e tyre. Edhe jo gjithmonë e kanë plotësisht të qartë rrugën e suksesit në mendjen e tyre por ama ato janë gjithmonë të bindur për diçka që “ Rruga e suksesit ekziston” Ata nxisin besimin në vetvete dhe duke krijuar një PSE të forte, frymëzohen për të gjetur Si-në.