Zyra mund të jetë një ambient kompleks për të kuptuar, me një atmosferë shoqërore të përzierë, protokollet e rrepta dhe sjellje të detyruara, duke e ditur sesi mund të flasim kjo mund të jetë e vështirë për tu parashikuar kur i bashkohesh një zyre të re.
Një përshtypje e parë e mirë (duke vazhduar në këtë mënyrë) është me rëndësi jetike për një sukses afatgjatë në kompaninë tuaj.
Më poshtë janë disa rregulla “të pashkruara” të mirësjelljes në zyrë, të cilat punonjësit e rinj duhet t’i marrin në konsideratë:
1. Asnjëherë mos e merr ushqimin e dikujt tjetër nga frigoriferi – Kjo është një JO e madhe.
2. Shmangni hapjen e një bisede në ambientin e punës – Do të ketë herë tjetër më të përshtatshme për të biseduar në lidhje me raportet dhe statistikat.
3. Mbani pastër dhe në rregull tavolinën tuaj të punës – Kjo është një zyrë dhe jo dhoma juaj.
4. Mbani telefonat me dridhje ose “silent” – Askush nuk dëshiron ta dëgjojë Justin Beiberin si zilen tuaj të telefonit.
5. Zyra juaj nuk duhet të kundërmojë nga era e ushqimit – Klientët nuk duan të nuhasin atë çfarë ju keni ngrënë.
6. Mos ia ngul sytë ekranit të kolegut tuaj, ndërsa jeni duke folur me ta – Kjo ju bën të dukeni sikur doni të fusni hundët kudo.
7. Mos rrini pezull pas tavolinës së dikujt – Ju lutem, kjo është shumë dekurajuese.
8. Të vini erë të mirë – Ju nuk doni që të njiheni si kolegu “me aromë të keqe”.
9. Mos e përzieni punën me kënaqësinë.
10. Mos ua ngulni sytë kolegëve tuaj – Të ndërroni gjatë ditës është një gjë, por jo të bëheni kuriozë për njerëzit jashtë.
Përshtatja me një zyrë të re është gjithmonë e frikshme, dhe nervat dhe durimi juaj mund të testohen në kohë, por nëse ju jeni i sjellshëm, tregoni kurtuazi në punë dhe bëhuni i dobishëm dhe për të shmangur thashethemet e kota. Ju duhet të siguroheni që të lini një përshtypje të mirë te shefi dhe kolegët tuaj.