Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka publikuar listën prej 110 deputetësh që do të garojnë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025.
Listës i prin kreu i partisë, Albin Kurti, i pasuar me 2-shin, Glauk Konjufca.
E treta në listë është Donika Gërvalla – Schwarz, ndërsa i katërti është Avni Dehari.
Ndërsa, Albulena Haxhiu është e pesta në listë, e pasuar, nga Hekuran Murati, Xhelal Svecla, Mimoza Kusari – Lila, Hajrulla Çeku dhe e dhjeta është Shqipe Mehmeti-Selimi.
Teksa publikuan listën, LVV thotë se me ndihmën e qytetarëve do të punojnë ta kenë listën fituese.
“Më mbështetjen dhe ndihmën e qytetarëve do të punojmë që ta kemi listën fituese”, ka shkruar LVV në “Facebook”.