10 shpërthime pranë aeroportit ndërkombëtar në pjesën e Kashmirit të administruar nga India

Prishtinë | 09 Maj 2025 | 19:43 | Nga Ekonomia Online

Dhjetë shpërthime janë dëgjuar pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Srinagarit në pjesën e administruar nga India të Kashmirit, thanë zyrtarët për agjencinë e lajmeve Reuters.

Shpërthimet pasuan ndërprerjet e energjisë të shkaktuara nga shumë predha, të cilat u panë në qiellin mbi qytetin e administruar nga India.

Kjo vjen teksa tensionet mes Indisë dhe Pakistanit përtej vijës së kontrollit rreth rajonit të Kashmirit janë përshkallëzuar këtë javë, duke çuar në frikën e një konflikti më të gjerë.

Të mërkurën në mëngjes, India kreu sulme me raketa në Pakistan dhe pjesë të administruara nga Pakistani të rajonit të diskutueshëm.

Hakmarrja erdhi disa javë pasi 26 persona, kryesisht turistë indianë, u qëlluan për vdekje nga persona të armatosur në një pjesë të administruar nga India të Kashmirit muajin e kaluar.

Qeveria në Indi tha se goditi nëntë vende të “infrastrukturës terroriste”, ndërsa Pakistani tha se nuk ishte i përfshirë në sulmin e prillit dhe se vendet nuk ishin baza militante. /klankosova

Të ngjashme