Dhjetë persona mbetën të vdekur e 22 të tjerë të plagosur pas një zjarri që shpërtheu në një qendër tregtare në qytetin jugor pakistanez të Karaçit.
“Geo News” tha se zjarri filloi herët në mëngjes në qendrën tregtare shumëkatëshe RJ në qytetin më të populluar të Pakistanit, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Kryebashkiaku i Karaçit, Murtaza Wahab Siddiqui, tha në një postim në platformën e mediave sociale X se 10 persona janë vrarë dhe 22 janë plagosur nga zjarri.
Shkaku i zjarrit nuk dihet.