Pas rezultateve jo të mira me skuadrën e Real Madridit, janë rritur gjasat për një shkarkim të mundshëm të trajnerit Julen Lopetegui, transmeton Klan Kosova.
Real Madridi aktualisht janë katër ndeshje pa fitore dhe nëse ndryshojnë Florentino Perez mund të shikojë mundësinë për emërimin e një trajneri të ri. Më poshtë janë disa nga emrat që mund ta pasojnë në detyrë Lopeteguin.
Antonio Conte
Momentalisht emri më i përfolur për këtë punë është Antonio Conte i cili ka tituj të fituar në Angli dhe Itali. Mënyra e tij e punës mund t`i përshtatet mirë ekipit mbretëror duke pasur parasysh kapacitetin e lojtarëve të kësaj skuadre.
Santiago Solari
Kandidat tjetër i mundshëm është edhe Santiago Solari i cili aktualisht është trajner i ekipit të dytë të Realit. Njëjtë sikur Solari edhe Zidane kishte qenë fillimisht trajner i ekipit B, por kjo nuk e ndali atë që të fiton tre tituj të Champions Leagues, si trajner i ekipit të parë.
Fernando Hierro
Një legjendë e “Los Blancos” dhe një ish-ndihmës trajner në klub është edhe Fernando Hierro që do të ishte i mirëpritur nga tifozët e klubit nga kryeqyteti spanjoll. Hierro morri përsipër kombëtaren e Spanjës në Botërorin e këtij viti vetëm disa ditë para fillimit të këtij kompeticioni. Ai në këtë pozitë zëvendësoi Lopeteguin, të cilën mund të bëjë prapë.
Joachim Low
Emri i tij ishte përmendur sa herë që flitej për pozitën e trajnerit në këtë ekip. Pas 12 vjetësh punë më kombëtaren e Gjermanisë, ai është në rrezik të shkarkimit pas rezultateve të dobëta në Kupën e Botës dhe Ligën e Kombeve në këtë vit. Ai ka përmendur shpesh se mund të bashkëpunojë mirë më Toni Kross dhe është njëri nga emrat më të mëdhenj që mund të sjellë Madridi por që është i paprovuar për menaxhim në nivel klubesh.
Arsene Wenger
Ish-menaxheri i Arsenalit ishte shprehur se kishte mbështetur ekipin e Real Madridit si fëmijë. Kupa e Champions Leagues është trofeu i vetëm që Wenger nuk e ka fituar asnjëherë dhe duke e dituar që ekipi madrilen ka fituar së fundmi tre herë këtë trofe, është edhe një arsye më shumë që 68-vjeçari të emërohet në këtë pozitë.
Ralph Hasenhuttl
Një kandidat tjetër serioz për të udhëhequr “Mbretërit” është edhe Ralph Hasenhuttl që bëri një punë fantastike me RB Leipzig. Ai pati performancë të mirë me ekipin në Bundeligë arriti lartë në kualifikimet e Champions Leagues në sezonin 2016/17. Ai shquhet për tregun e transferimeve dhe duke pasur parasysh buxhetin e ekipit nga Madridi, ai mund të krijonte një skuadër të pabesueshme.
Mauricio Pochettino
Me punën e tij aktuale Pochettino ka shndërruar ekipin e Tottenham në një nga ekipet më të mira në Angli, por mungesa e investimeve ka penguar atë që të ketë sukses në garat evropiane. Ai nuk e ka fshehur dëshirën e tij për ta udhëhequr një ditë ekipin e Real Madridit pasi një herë gjatë një interviste kishte thënë: “Kur të thërret Real Madridi, duhet t`i dëgjosh”.
Guti
Emërimi i Gutit në pozitën e trajnerit mund të shpaguhej mirë pasi edhe ai sikur Zidane ka përvojë të lartë në këtë fushë. 41-vjeçari drejtori ekipin e të rinjve në Madrid për pesë vjet para se të bëhej asistent menaxher i Besiktasit në këtë vit. Gjithashtu Guti gëzon një respekt edhe te tifozët dhe lojtarët e ekipit nga kryeqyteti spanjoll.
Mikel Arteta
Ishte afër për tu bërë menaxher i Arsenalit në këtë verë. Arteta ka kaluar vitet e fundit ndihmës i Guardiolas në Man City dhe nëse ai ka marrë ndonjë mësim nga ai do të bëhej një menaxher shumë i suksesshëm një ditë. Arteta ka gjasa të promovoj një stil sulmues të Reali që do tu pëlqente shumë tifozëve.
Leonardo Jardim
Ish-menaxheri i Monacos që fitoi titullin e Ligue 1 në sezonin 2016/17 duke arritur edhe në gjysmëfinalen e Champions Leagues dhe duke zhvilluar lojtarë të shkëlqyeshëm si Mbappe , Mendy etj. Ai ndërtoi Monacon rreth lojtarëve të rinj dhe kjo mund të jetë e dobishme për Real Madridin. Duke pasur në pozicion lojtarë si Vallejo, Odegaard dhe Vinicius Junior puna e tij në Madrid do të ishte shumë e suksesshme.