Ju ndoshta e dini, por nuk keni pasur mundësinë të provoni se jeni më i zgjuar se pjesa tjetër e kolegëve në vendin tuaj të punës. Sipas studimeve shkencore, disa nga treguesit që tregojnë nivele të lartë të zgjuarsisë suaj janë si më poshtë:
Sipas një studimi në Izrael, në vitin 2010, me 20000 ushtarë meshkuj, u arrit në konkluzionin se ata që e pinin duhanin e kishin koeficentin e inteligjencës (IQ) 7.5 pikë më të ulët se ata që nuk e pinin duhanin. Ky studim u realizua me meshkuj, por edhe për femrat vlen e njëjta gjë, nuk duhet pirë duhan.
Meshkujt me rezultate të larta në testin e inteligjencës nuk e pinin alkoolin dhe e kundërta ndodhte me ata që e pinin. Në pirjen e alkoolit ndikojnë shumë faktorë si gjendja ekonomike apo statusi social.
Në shkollën ekonomike të Londrës u realizua një studim sipas të cilit femrat e edukuara, me nivel të lartë inteligjence ishin ato që e pinin alkoolin. Gjithashtu rezultoi se këto femra kishin rezultate të larta edhe në testet e shkollës.
Fëmijët më të mëdhenj kanë një nivel të IQ-së më të lartë. Ky fakt nuk është për shkak të faktorëve biologjikë, por për shkak të marrëdhënies psikologjike që kanë fëmijët me prindërit.
Sipas një studimi në vitin 2008 njerëzit e gjatë kishin koeficentë inteligjence më të lartë.
Psikologu Satoshi Kanazawa, pas një studimi të kryer po në shkollën Ekonomike në Londër arriti në disa përfundime:
– Njerëzit që nuk besonin në një fe kishin koeficent inteligjence më të lartë se sa ata që kishin një besim fetar.
– U vu re një diferencë prej 11 pikësh në testin e inteligjencës midis adoleshentëve që e konsideronin veten si liberalë (106 pikë) dhe atyre që e konsideronin veten konservativë (95 pikë).
Në vitin 2011, në universitetin e New York u realizua një studim, sipas të cilit fëmijëve iu zhvillohej inteligjenca verbale dhe kishin ndryshime në aktivitetin e trurit pasi kishin marrë leksione për muzikën çdo ditë gjatë një muaji.
Kërkimet në Universitetin e Carroll panë se kishte një ndryshim në personalitetin e njerëzve që pëlqenin macet dhe atyre që pëlqenin qentë. Ata që preferojnë qentë janë më energjikë, pëlqejnë të dalin e të argëtohen, ndërsa ata që që preferojnë macet janë më të ndjeshëm, më mendje-hapur dhe me koeficentë më të lartë të inteligjencës.
Pra si ju duken? Ashtu siç e prisnit apo jo?