1. Malet Rainbow, Kinë
Këta male të bukura dhe të pazakonta gjenden në Zhyangye Danxia Landroms Park Gjeologjik në Kinë. Siç tregon emri i tyre në mënyrë të qartë, ata duken si një ylber i pikturuar në një model të valëzuar. Përzierja e së verdhës, së kuqes, së gjelbrës dhe së kaltrës e bën një peizazh unik.
2. Liqenet e Plitvicës, Kroaci
Plitvicka është parku më i madh dhe më i famshëm i Kroacisë. Aty ka disa liqene dhe të gjithë kanë ngjyra të ndryshme. Ky vend është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s.
3. Ujëvarat Viktoria
Këto ujëvara spektakolare ndodhen në kufirin midis Zambisë dhe Zimbabvesë në lumin Zambezi. Ky vend është konsideruar si një nga shtatë mrekullitë botërore sipas CNN. Ujëvarat Viktoria janë ato më të mëdhatë në botë.
4. Pamukkale, Turqi
Përkthyer fjalë për fjalë nga turqishtja, Pamukkale do të thotë kështjellë pambuku dhe është mënyra më e mirë për të përshkruar këtë parajsë mbi tokë.
5. Venecia, Itali
Ashtu si në romanet më të mira të historisë, Venecia konsiderohet ende si një nga vendet më romantike në Tokë. Arkitektura e saj autentike, kanalet dhe urat e bukura janë ato që e bëjnë atë vendin numër një në botë për muajin e mjaltit.
6. Plazhi Whitehaven, Australi
Ky plazh befasues është i gjatë rreth 7km. Ai është një nga plazhet më ekologjikë në mbarë botën. Rëra është në ngjyrë të pastër të bardhë, e cila e bën atë të duket edhe më i pastër. Është një vend i përkryer për shëtitje të gjata.
7. Santorini, Greqi
Greqia ka qenë gjithmonë një nga vendet më të rekomanduara për pushimet verore. Santorini nuk bnën përjashtim pasi që është quajtur si plazhi më i bukur ishullor në botë.
8. Kështjella Neuschwanstein, Gjermani
Kjo mund të jetë kështjella më e bukur jo vetëm në Gjermani por edhe në botë. Ajo u ndërtua për mbretin e asaj kohe dhe pas vdekjes së tij u bë një destinacion mjaft popullor turistik. Vizitohet nga afërsisht 1.3 milion njerëz çdo vit.
9. Ishujt Mamanuca, Fixhi
Bëhet fjalë për një zinxhir prej njëzet ishujsh të vendosur pranë një tjetri. U bë një destinacion i njohur turistik, veçanërisht gjatë dekadës së fundit.
10. Shpella Glowworm, Zelanda e Re
Kjo shpellë unike ka një popullim të madh të krimbave me shkëlqim dhe drita e tyre pasqyrohet në muret e shpellës, gjë që e bën atë aq spektakolare dhe të bukur. Madhësia e tyre nuk është më e madhe se një mushkonjë e rregullt. Njerëzit vijnë në mbarë botën vetëm për të parë këtë fenomen.