Jetëgjatësia mesatare e një makine është tetë vite, që do të thotë se kaq vite garantohen nga kompania, dhe me shumë mundësi është zëvendësuar nga një model më i ri.
Shumica e njerëzve blejnë makina të reja për shkak të pamjes dhe për shkak të shifrave të performancës të deklaruara nga marka. Por ajo që ka rëndësi në të vërtetë, është eksperienca që ka një drejtues mjeti me atë mjet, pas disa vitesh përdorim.
Besueshmëria e një automjeti do të ketë një ndikim shumë më të madh në jetën e tyre sesa mund të imagjinohet.
Jetëgjatësia mesatare e një makine është tetë vite, që do të thotë se kaq vite garantohen nga kompania, dhe me shumë mundësi është zëvendësuar nga një model më i ri.
Por ju mund të keni një makinë që ka jetuar më gjatë se kaq, dhe kjo falë kujdesit të vazhdueshëm dhe mirëmbajtjes. Vlerësimi i besueshmërisë bëhet më i rëndësishëm, sa më e vjetër të jetë makina.
Me këtë gjë në mendje, më poshtë do të radhisim një varietet me disa makina të përdorura, dhe të përballueshme, që e kanë treguar veten që janë të forta.
Volvo V40 (2012 – 2019)
Gjeneratat e fundit të Volvo janë bërë për të ftohtin skandinav. V40 është i fundit prej makinave të vjetra, të prezantuar në vitin 2012, me një mbështetje nga Ford.
Ju mund të mendoni se kush do ta dojë ende një makinë të tillë. Mund të duket e vjetër, por është e sigurt dhe e lehtë për tu mirëmbajtur, dy atribute këto që vlejnë shumë.
BMW Serie 3 (2012-2019)
Nuk janë vetëm prodhuesit japonez ato të cilët dinë të ndërtojnë makina të forta. BMW Serie 3 ka marrë vlerësime shumë të mira në testet e sigurisë dhe besueshmërisë përgjatë gjeneratave të ndryshme.
Modeli F30 që po largohet ka shumë anë pozitive, pavarësisht kostove të larta të shërbimit, të cilën e shprehin disa pronarë.
Mercedes E-Class (2009-2016)
Gjenerata e mëparshme e Mercedes-Benz E-Class ndihmoi në rindërtimin e reputacionit të Mercedes për ndërtimin e makinave luksoze të forta.
Ju mund të thoni se kryerja e shërbimeve për një makinë të këtij modeli mund të ketë kosto të larta. Por nëse blini një E-Class të përdorur për jo më shumë se 5,700 euro, do të kurseni në çmimin e blerjes.
Volkswagen Golf 5 (2003-2018)
Gjenerata e pestë e Golf është një nga modelet më të suksesshme në histori.
Ishte më e madhe, e sigurt dhe e shpejtë se kurrë më pare, dhe ju mund ta gjeni një të mire për pak mijë euro.
Modelet GTI kanë tendencën për ta bërë jetën të vështirë, prandaj është e mira të zgjidhni variante më pak sportive.
Mercedes-Benz W123 (1976-1986)
Për të provuar që makinat e vjetra ndonjëherë janë më të forta se ato të rejat, Mercedes W123 (e cila u bë Mercedes E-Class në gjeneratat e mëvonshme, ka provuar veten se është një makinë praktikisht e pathyeshme që do të luftojë për dekada me radhë.
Një W123 do të vazhdojë të punojë deri sa të mbarojë benzina në Tokë.
Skoda Yeti (2009-2017)
Kjo makinë u preferua nga familjet për më shumë se një dekadë, por dëshira e paepur për crossover dhe SUV çoi në daljen nga sfera e Skoda në vitin 2017.
Bazohet në komponentë të VW, dhe kjo është një gjë e mirë.
Honda CR-V (2012-2016)
Është solide dhe e rehatshme, dhe kjo do të thotë shumë në këtë segment. Modelet e gjeneratës së katërt u ndërtuan ndërmjet viteve 2012-2016 dhe ju mund të gjeni një mjaft të mire për 9,000 euro.
Mazda MX-5 (2016-2019)
Sportiviteti, kostot e arsyeshme të karburantit dhe besueshmëria janë të gjitha cilësi të Mazda MX-5. Makinat e gjeneratës së fundit janë fantastike për tu vozitur, dhe nëse nuk keni buxhet, makinat e gjeneratës së tretë ofrojnë një eksperiencë të ngjashme për më pak para.
Lexus IS (2013 – 2019)
Gjenerata e tretë e Lexus IS kombinon jetëgjatësinë e motorit të zhvilluar nga Toyota me një nivel luksi që mund ta gjeni vetëm në makinat e shtrenjta gjermane.
Nuk po themi që IS është e lirë. Por ka shumë Lexus IS të përdorura, dhe ju mund ta gjeni një të tillë për rreth 11,500 euro.
Toyota RAV4 (2012 – 2018)
Toyota ka ndërtuar një reputacion për tu pasur zili për sa i përket besueshmërisë përgjatë viteve, dhe RAV4 në gjeneratën e katërt është një shembull tipik.
U zëvendësua vitin e shkuar nga një model i gjeneratës së re, por SUV-i i vjetër është akoma një makinë e mirë për tu përdorur në jetën e përditshme, dhe ofron vite të gjatë jete. (Auto Ekspress)