Në Maqedoninë e Veriut, gjatë 24 orëve të fundit, 10 persona e kanë humbur betejën me COVID ndërsa 190 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi edhe 12 mijë e 149 raste janë aktive me koronavirus.
Ndërkaq gjatë këtyre 24 orëve janë shëruar 293 pacientë./ Alsat M