Presidentja Vjosa Osmani, ka marrë vendim që dita e hënë, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.
Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë, thuhet në komunikatën për media.
Nga aksidenti i shkaktuar në orët e hershme të ditës së djeshme kanë vdekur 10 persona, ndërsa 45 të tjerë janë lënduar, 8 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.
Kryeministri Albin Kurti, ka shkuar në Kroaci për të vizituar bashkatdhetarët e lënduar të cilët po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Slavonski Brodit.