Policia e Zelandës së Re po paralajmëron qytetarët se ata do të përballen me 10 vite burg, për shpërndarjen e sulmit në xhami, dhe një numër i madh i ëebsites janë bllokuar për shkak që nuk e kanë censuruar videon e sulmuesit në internet.
Pamjet e videos së terroristit Brenton Tarrant, duke sulmuar xhaminë të premten, që la 49 të vdekur, është fshirë nga Facebooku, menjëherë pas masakrës.
Me pamje të cilat përfitonin pronarët e platformave të ndryshme, autoritetet tashmë kanë ndaluar një 18 vjeçar për shpërndarjen e videos, dhe për postimin e komenteve të papërshtatshme para sulmit.
Adoleshenti mund të dënohet me 10 vjet burgim, nën ligjet strikte të Zelandës së Re.
Policia ndërkohë ka lansuar kërcënime për këdo që e shpërndan këtë video me të tjerët.
“Mos e shkarko. Mos e shpërndaj. Nëse gjendesh se ke një kopje të videos ose e ke shpërndarë atë, do të përballesh me gjobë dhe potencialisht me burg”, thuhet ne deklaratën e policisë lokale, transmeton Gazeta Express.
Nën ligjet e tanishme të Zelandës së Re, kompanitë e mediave sociale mund të gjobiten me 173.000 dollarë amerikan, për shpërndarjen e videove ose ndonjë përmbajtje tjetër që lidhet me sulmin. Madje edhe Shërbimi Shpërndarës i Internetit në Zelandë të Re, nxitoi që të ndalojë dhe të fshijë të gjitha ëeb faqet që shpërndajnë materiale të sulmit ose dicka që lidhet me sulmin, raporton RT.