10 vjet me iPhone, celularin që ndryshoi gjithçka

Prishtinë | 09 Jan 2017 | 13:44 | Nga

10 vjet më parë Steve Jobs prezantoi iPhone duke thënë “njëherë në një kohë një produkt revolucionar vjen dhe ndryshon çdo gjë”.
Dhe historia ka dëshmuar se ky celular ka ndryshuar çdo gjë.

Dita e hënë shënon 10 vjetorin e iPhone, dhe gjatë këtyre viteve Apple ka shitur miliarda celularë të tillë.

Tim Cook që e mori Apple pas vdekjes së Jobs, e quajti iPhone “një nga produktet më të rëndësishme, më botë-ndryshuese dhe më të suksesshme në botë”.

Një studim i fundit nga Strategy Analytics ka zbuluar suksesin e iPhone, duke thënë se vetëm në tremujorin e tretë të vitit të kaluar, iPhone mblodhi plot 12.3 miliardë dollarë.

Kur Jobs e prezantoi iPhone në skenën e San Franciskos më 9 janar 2007, prototipi i celularit ishte me përplot probleme, kështu që atij iu desh t’i rregullonte ato para se celulari të vinte në duart e klientëve më 29 qershor 2007.

iPhone i parë nuk kishte App Store dhe kamera e tij prej 2MGP nuk ishte “kërcënim” për kamerat e tjera. Sot iPhone ka kamerën më të famshme në botë – dhe krijuesit e aplikacioneve kanë fituar rreth 80 miliardë dollarë nga App Store.

iPhone ka ndryshuar shumë përgjatë 10 viteve, sidomos me modelin e fundit i cili sipas kompanisë është quajtur “celulari më i mirë që Apple ka krijuar ndonjëherë”.

Apple pritet të shënojë këtë përvjetor me një iPhone të ri-dizajnuar tërësisht, i cili pritet të lansohet në shtator. Sipas raporteve online, celulari do të jetë pa butonin e zakonshëm dhe do të ketë një trup krejtësisht prej qelqi dhe një ekran të lakuar në skaje.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme