Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka thënë se sot bëhen 10 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, një nga arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës, nën qeverisjen e LDK-së dhe Kryeministrit Isa Mustafa.
“Sot, për fat të keq, Qeveria Kurti ka dështuar ta zbatojë frymën e MSA-së dhe ta shfrytëzojë atë për zhvillimin e vendit duke e sjellë Kosovën nën sanksione të Bashkimit Evropian”, ka shkruar ajo.
Postimi i saj i plotë:
Sot bëhen 10 vite nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, një nga arritjet më të mëdha të Republikës së Kosovës, nën qeverisjen e LDK-së dhe Kryeministrit Isa Mustafa.
Po ashtu, marrëveshja tjetër historike për Kosovën në Washington u arrit nga Kryeministri Avdullah Hoti, nga radhët e LDK-së.
Sot, për fat të keq, Qeveria Kurti ka dështuar ta zbatojë frymën e MSA-së dhe ta shfrytëzojë atë për zhvillimin e vendit duke e sjellë Kosovën nën sanksione të Bashkimit Evropian.
LDK mbetet forca që ka afruar Kosovën me Evropën dhe ShBA ndërsa qeveria Kurti e ka larguar nga rruga euroatlantike.