100 ditë pas rastit të fundit me Coronavirus, detyrohet të izolohet ky qytet

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Vietnami është vlerësuar si një histori suksesi sa i përket pandemisë. Që prej fillimit të  daljes  së rasteve të para me koronavirus në botë, qeveria vietnameze ndërmori masat e menjëhershme të mbylljes së kufijve.

Që prej fillimit të pandemisë, Vientami ka regjistruar vetëm 400 raste dhe deri tani asnjë vdekje. Mirëpo pas gati 100 ditë nga rasti i fundit në vend, së fundmi katër raste të reja janë shfaqur në Da Nang.

Duke qenë se ky qytet është një ndër qytetet më të vizituara nga turistët, qeveria u detyrua të izolojë qytetin për të shmangur rastet e tjera në vend.

Kryeministri Nguqen Xuan Phuc, ditën e hënë urdhëroi banorët e Da Nang të ri-zbatojnë distancimin shoqëror dhe të mbyllin të gjitha shërbimet jo thelbësore.

Ai u shpreh se të gjithë banorët duhet të zbatonin këtë vendim të marrë të qeverisë për t’u kujdesur për veten dhe të afërmit e tyre.

Të ngjashme