100 robotë qëndrojnë në radhë për blerjen e iPhone 7

Prishtinë | 24 Sht 2016 | 10:33 | Nga

Njerëz nga e gjithë bota kanë formuar radhë të gjata për të blerë të parët iPhone 7. Por jo vetëm njerëzit…

Një kompani e Zelandës së re ka përdorur robotët për të zënë radhën në blerjen e smartfonit të ri të Apple në vend të konsumatorëve të saj që do t’i duhej të qëndronin aty për ditë të tëra. Clive Ormerod nga Spark tha se projekti lindi si një inovacioni i nevojshëm, duke thënë “teknologjia këto ditë është shumë më e avancuar se ç’ishte para një apo dy viteve, prandaj pse duhet që konsumatorët tanë të qëndrojnë në radhë duke pasur robotët për këtë.”

100 robotët Alpha 1 u blenë nga kompania Spark vetëm për këtë qëllim dhe kanë filluar ‘punën’ e tyre që me datë 9 Shtator. Secili nga njerëzit që përdor një robot, mund ta ndjekë që nga shtëpia radhën e njerëzve dhe gjithçka që ndodh në sheshin ku ndodhet roboti i tij, live.

Duke u kontrolluar me një aplikacion nga celulari, robotët mund të bëjnë gjithashtu kung fu dhe joga.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme