Futbolli në Angli është sporti më i popullarizuar dhe më i dashuri për popullin britanik.
Tifozët anglez njihen si më të pasionuarit për skuadrat e tyre dhe për mbështetjen e madhe që kanë për klubet e tyre.
Klubi i Championship (Liga e Parë e Anglisë), Sheffield Wednesday ka një tifoz special. Ai është Jesse Webb, i cili përkundër moshës së tij vazhdon të ndjekë ekipin e tij edhe në ndeshjet si mysafir.
103 vjeçari udhëtoi shtatë orë e 500 kilometra për të parë Sheffieldin në takimin ndaj Ipsëich Town, vikendin e kaluar,shkruan bbcnews përcjellë Klan Kosova.
Webb ndeshjen e tij të parë nga stadiumi e kishte shikuar në vitin 1923.