104 aktakuza për 24 orë

Prishtinë | 30 Gus 2019 | 16:09 | Nga Ekonomia Online

Prishtinë, 30 gusht 2019 – Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 104 aktakuzë kundër 124 personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 17 persona, si dhe janë bërë 2 kërkesa për caktimin e paraburgimit të 3 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorëve kujdestar, janë ndaluar 7 persona të dyshuar. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetë e 27 aktakuza kundër tridhjetë e 34 personave për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit, ka ndaluar për 48 orë, 3 të pandehur nën dyshimin se kanë kryer vepra të ndryshme penale. Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur 15 aktakuza kundër 16 personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 1 persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje”. Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Gjithashtu kjo prokurori, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 10 aktakuza ndaj 10 personave.

Prokuroria Themelore në Gjilan, në dy raste të ndara, ka ndaluar 3 persona tëdyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër 15 personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit
kujdestar, ka ndaluar 2persona në kohëzgjatje prej 48 orësh, po ashtu janë ngritur 4aktakuza kundër 5 personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar 1 person për veprën penale “Dhunë në familje“. Po ashtu, Prokuroria Themelore e

Mitrovicës ka ngritur 19 aktakuza kundër 21 personave, për vepra të ndryshme penale.


Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë 2 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 3 personave të pandehur dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 23personave për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, në Shtime, dyshohet se 1 person ka kryer vetëvrasje, me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

Të ngjashme