105 aktakuza kundër 135 personave, për 24 orë

Prishtinë | 03 Pri 2023 | 11:44 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqind e pesë (105) aktakuza kundër njëqind e tridhjetë e pesë (135) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar njëzet e dy (22) persona, si dhe janë parashtruar pesë (5) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj pesë (5) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave dhe ka ngritur pesëdhjetetre (53) aktakuza kundër gjashtëdhjeteshtatë (67) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar një (1) person, ka kërkuar caktimin e paraburgimit për një (1) person dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër tridhjetedy (32) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në tre raste të ndara në kohëzgjatje prej 48 orësh. Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit, në dy raste të ndara ka ndaluar shtatë (7) persona, në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar tre (3) persona dhe ka ngritur nëntëmbëdhjetë (19) aktakuza kundër njëzetë (20) personave, për vepra penale të ndryshme.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar pesë (5) persona të dyshuar në tre raste të ndara, ka parashtruar një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi, si dhe ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për vepra të ndryshme penale.

Të ngjashme