Pasi vitet kalojnë, ne të gjithë mendojmë për gabimet që kemi bërë dhe shpesh dëshirojnë aq shumë që disa gjëra t’i kishim bërë ndryshe.
Në mesin e shumë mendimeve interesante në profilin Medium të tij, autori dhe biznesmeni i suksesshëm Nic Harry së fundmi ka shtruar një pyetje të rëndësishme që mund ta ndihmojë çdonjërin prej nesh të arrijë një rritje personale: çfarë këshille do i jepja vetes në të njëzetat e mia, nëse do mund të kthehesha pas në kohë?
“Kohët e fundit jam bërë 30 vjeç. Për disa arsye shumë të çuditshme nuk jam mësuar ende me këtë ide. Megjithatë sapo kisha filluar të vlerësoja 20-tat e mia kam kuptuar se sa gabime kam bërë. Kam marrë pak kohë për t’i shkruar vetes disa këshilla.
Udhëtoni
Ju keni shumë pak përgjegjësi kështu që shkoni dhe udhëtoni. Kur ju arrini të 30-at, doni të udhëtoni, të shpenzoni pak më shumë, të bëni gjëra pak më të shtrenjta, të hani në restorante pak më të mira. Pra, punoni për një vit dhe kurseni të holla të mjaftueshme për të përjetuar botën më lirë.
Si mund të dini se çfarë doni të bëni nëse ju nuk e dini se çfarë është për t’u bërë?
Mos udhëtoni vetëm në vende të dukshme.
Udhëtoni në vende të vështira.
Udhëtoni për të mësuar.
Udhëtoni për të zbuluar.
Udhëtoni në vende që do të sfidojnë personin, i cili mendoni se doni të jeni.
Ndërtoni gjëra
Mos kaloni shumë kohë duke punuar për vizionet e njerëzve të tjerë, ose në takimet e njerëzve të tjerë. Kaloni kohë duke kuptuar se çfarë pamje ka bota juaj dhe ku doni të arrini me jetën tuaj.
Takimet janë vendi ku idetë shkojnë për të vdekur.
Nëse e gjeni veten në një punë korporative, që dëshironi ta lini bëjeni atë. Largohuni.
Lexoni
Lexoni çdo ditë. Lexoni gjithçka që ju mundeni. Mos lexoni vetëm për gjërat që ju i dini. Lexoni në lidhje me njerëzit. Lexoni njerëzit.
Ndaloni së pari televizor
Që tani, ndalojeni atë. Nuk do ju ndihmojë të bëheni më të mirë në asgjë.
Karriera
Mos hyni në botën e korporatave. Thjesht mos e bëni.
Besoni
Edhe në qoftë se ajo vret marrëdhëniet tuaja. Edhe në qoftë se ajo shkatërron idetë tuaja. Edhe në qoftë se ju humbni miqtë tuaj. Edhe në qoftë se kjo do të thotë deri në fund të lëndoheni.
Besojuni njerëzve deri kur ata t’iu japin një arsye për të mos e bërë.
Por mos u bëni naiv. Disa njerëz do t’iu tradhtojnë.
Njerëzit
Njerëzit janë gjëja më e mirë dhe më e keqe që do t’iu ndodhë. Disa do t’iu ndihmojnë të shkoni më tej, më shpejt. Të tjerë do iu tërheqin në nivelin e tyre dhe do iu ndihmojnë të humbni. Shumica janë në rregull. Shumë prej tyre janë mesatarë. Disa janë të shkëlqyer.
Disa njerëz do t’ua ndryshojnë jetën tuaj përgjithmonë. Gjejini ata.
Nuk keni nevojë për shumë miq apo njerëz përreth jush. Ju keni nevojë për njerëz të mahnitshëm që bëjnë për ju ashtu si bëni ju për ta.
Vlerësojeni kohën
Mos e humbni kohën me njerëz, të cilëve nuk iu besoni. Mos e humbni kohën me persona që iu mashtrojnë. Mos e humbni kohën me miq që nuk ju trajtojnë në mënyrën që ju i trajtoni ato.
Vlerësoni kohën e njerëzve të tjerë. Kjo do të thotë që në qoftë se ju jeni me vonesë, nuk iu interesojnë ata apo koha e tyre dhe mendoni se iu vleni më shumë dhe për këtë arsye ata duhet t’iu presin.
Disa njerëz do iu thonë se është Ok të vonoheni, por në fakt nuk është. Disa njerëz do iu thonë se kjo është mënyra sesi ata janë. Atëherë ju keni nevojë për t’i rivlerësuar ata.
Dështoni
Dështoni shumë. Dështoni shpesh. Dështoni në dashuri. Dështoni në socializim. Dështoni në bërjen e miqve. Dështoni në punë. Dështoni në biznes. Dështoni me familjen. Dështoni me miqtë ekzistues.
Dështoni. Por dështoni shpejt dhe mësoni një mësim.
Nëse ju nuk mësoni diçka çdo herë që të dështoni, atëherë e gjitha ç’ka keni bërë është e dështuar. Në qoftë se ju mësoni diçka, atëherë ju jeni rritur. Çdo herë që rriteni, mësoni dhe dështoni, që të kuptoni më pas më lehtë sesi të keni sukses.
Suksesi
Nuk ka asnjë pikë në të cilën ju do të keni sukses. As në të 20, asnjëherë.
Kalojeni këtë fakt dhe filloni ndërtimin e gjërave.
Durimi
Jini i duruar. Asgjë me vlerë nuk është bërë shpejt. Asgjë me vlerë e ndërtuar nuk është ndërtuar me nxitim. Asgjë me vlerë nuk është formuar në një minutë.
“Planifikoni në dekada. Mendoni në vite. Punoni në muaj. Jetoni në ditë.”