Më shumë se 11 mijë fëmijë nga klasa e parë deri në të nëntën të komunës së Prishtinës u janë nënshtruar kontrolleve mjekësore. Në bazë të këtyre kontrolleve shqetësues vazhdon të jetë obeziteti ose mbipesha te fëmijët.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka rekomanduar që këto vizita të bëhen praktikë, pasi kjo sjell parandalimin e sëmundjeve e rrjedhimisht edhe shpëtimin e jetës për fëmijët, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti sqaroi se për të katërtin vit me radhë prezantojnë rezultatet e vizitave sistematike shëndetësore në shkollat e Prishtinës.
“Kemi nxjerr mësime dhe analiza në çështjen e shëndetit tek fëmijët. Vitin e kaluar ka qenë obeziteti problem tek fëmijët. Shpresojmë që këto vizita të bëhen të rregullta edhe te komunat e tjera, sepse janë të rëndësishme në mënyrë që identifikojmë problemet shëndetësore tek fëmijët. Kemi identifikuar edhe amoralit të cilat mund të sjellin rezultate shpëtimi”, është shprehur Ahmeti.
Arben Vitia, drejtor i Shëndetësisë, ka thënë se ky proces ka shpëtimtar mjekët vullnetarë. “Në rastin e evidentimin e hershëm tek fëmijët kanë ndikuar që shumë fëmijë të kenë jetëgjatësinë. E gjithë ideja e konceptit të mjekësisë familjare janë vizitat sistematike”, ka thënë Vitia.
Vitia ka bërë thirrje që qytetarët të jenë më të vëmendshëm dhe të kërkojnë përgjegjësi tek organet kompetente, raporton EO.
Nexhmedin Hoti, pediatër ka treguar se puna e vizitave sistematike në ka vazhduar fal interesit dhe punës të pakusht të Drejtorisë së Shëndetësisë.
“Problematike këto vite na kanë dal fëmijët me mbi peshë te cilët po rriten vazhdimisht e që është shumë shqetësuese”, ka thënë Hoti.
Teuta Hoxha, stomatologe ka bërë prezantimin e rezultateve të shëndetit oral ku ka treguar se janë përfshi 51 shkolla dhe 61% e fëmijëve në komunën e Prishtinës janë përfshi në këtë kontroll.