11 pacientë po trajtohen për Covid-19 në ShSKUK, dy në gjendje të rëndë

Prishtinë | 27 Mar 2022 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

11 pacientë janë duke u trajtuar për COVID-19 në Klinikat dhe Spitalet e Kosovës, ka njoftuar Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar të shtunën.

Prej personave të cilët po marrin trajtim për koronavirus, dy pacientë janë shtrirë në Mjekim Intensiv.

Pesë nga 11 të hospitalizuarit janë të konfirmuar me COVID-19, ndërsa gjashtë të tjerë janë post-COVID.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, gjashtë persona janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme; Klinika Infektive – 7 pacientë, Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive – 2 pacientë, Klinika e Pediatrisë – 1 pacient, Spitali i Gjakovës – 1 pacient”, thuhet në raportin e SHSKUK-së.

Të ngjashme