11 profesioniste mjekësore të një spitali mbesin shtatzënë në njëjtën kohë

| 11 Maj 2022 | 12:05 | Nga

11 profesioniste mjekësore në një spital të vetëm në Misuri janë shtatzënë në të njëjtën kohë, me dy infermiere që do të lindin në të njëjtën ditë.

Rastësisht, shumica e tyre punojnë në obstetrikë.

“Ato gjithmonë i bëjnë gjërat në grupe, ne kurrë s’kemi pasur kaq shumë gra shtatzënë në të njëjtën kohë”, tha drejtoresha e Qendrës së Lindjes Nicki Kolling për Fox4 KC. “Pra është argëtuese”, tha ajo.

Gratë janë gati të lindin këtë vit, me lindjet më të shpejta që priten në dy javët e ardhshme dhe lindjen e fundit rreth Ditës së Falënderimeve.

Të ngjashme