Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Gjakovës, Ferdinand Kolaj, ka bërë të ditur se gjithsej 11 persona deri më sot janë shëruar nga koronavirusi, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë komunë gjithsej 16 qytetarë janë prekur nga kjo sëmundje, prej tyre 11 janë shëruar dhe një ka vdekur.
Përmes një postimi në Facebook, Kolaj ka njoftuar se ky numër i të shëruarve po e dërgon drejt rrugës së mbarë komunën në luftimin e kësaj pandemie.
“Gjakova në rrugë të mbarë, 11-të shëruar nga Covid 19 në Komunën tonë, durim edhe pak deri sa të largohet përfundimisht pandemia nga vendi ynë”, ka shkruar Kolaj në Facebook.