Të paktën 11 persona kanë vdekur dhe 34 të tjerë janë lënduar si pasojë e një varg eksplodimesh që kanë ndodhur në një fabrikë të fishekzjarrëve në Indinë jugore.
Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt për trajtim, kanë bërë të ditur zyrtarë policorë, raportojnë mediat e huaja.
Dhjetë inxhinierë të zjarrit janë thirr për ta ndalur zjarrin i cili shkatërroi shumë pjesë të fabrikës. Eksplodimet kanë ndodhur kur produkte të ndryshme kimike ishin përzier nga punëtorët për të prodhuar fishekzjarrët.
Prodhimi i fishekzjarrëve është një biznes i madh në Indi, derisa shumë fabrika prodhojnë produkte të tilla ilegale e më pas i sheshin më lirë.