11 thënie motivuese nga Arnold Schwarzenegger

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 19:53 | Nga Ekonomia Online

Arnold Schwarzenegger është një aktor austriak-amerikan, ish-bodybuilder, producent filmash, biznesmen dhe ish-politikan që shërbeu si guvernator i Kalifornisë.

Si një njeri muskuloz i famshëm, ai fitoi miliona në pasuri të patundshme dhe pastaj gjeti rrugën e tij për në industrinë e filmit. Prapavija e tij e shumëllojshme dëshmon motivimin, pasionin dhe punën e rëndë e cila e ka ndihmuar atë të arrijë ku është sot.

Pavarësisht se kush jeni ose në cilën industri punoni, Schwarzenegger ka diçka për t’i mësuar secilit kur është fjala tek suksesi. Prandaj, ju kemi sjellë disa nga thëniet e tij më të njohura:

Për fitoret

“Ne të gjithë kemi fuqi të brendshme. Fuqia është vetë-besimi. Ky është me të vërtetë një qëndrim ndaj fitores. Ju duhet të shihni veten duke fituar para se të fitoni. Dhe duhet të jeni të etur, duhet të dëshironi fitoren’’.

Për të qenit ndryshe

“Diçka digjej brenda meje. Dëshiroja të isha ndryshe, kisha vendosur të jem unik. Unë mendoja dhe ëndërroja gjëra të mëdha’’.

Për thyerjen e rregullave

“Është e pamundur të jeni rebelë nëse silleni mirë dhe nuk dëshironi të thyeni rregullat. Ju duhet të mendoni jashtë kutisë’’.

Për dështimin

“Ju nuk mund të paralizoheni nga frika e dështimit ose kurrë nuk do të mund të shtyni veten. Ju vazhdoni të shtyni veten sepse besoni në vete dhe në vizionin tuaj dhe e dini se është gjëja e duhur për t’u bërë, atëherë suksesi do të vijë. Pra mos u frikësoni nga dështimi’’.

Për të ardhurat e shumëllojshme

“Unë nuk u mbështeta në karrierën time të filmit për të fituar jetesën. Ky ishte qëllimi im sepse pashë përgjatë viteve njerëzit të cilët ushtronin në palestër dhe të cilët i takova në orë aktrimi, ata ishin të gjithë shumë të prekshëm sepse nuk kishin para dhe duhej të pranon gjithçka që iu ofrohej, sepse ishte jetesa e tyre. Unë nuk dëshiroja të isha pjesë e asaj situate’’.

Për motivimin

“Për mua jeta do të thotë të jeni vazhdimisht të uritur. Kuptimi i jetës nuk është thjeshtë të ekzistoni dhe të mbijetoni, por të ecni përpara, të arrini dhe të fitoni’’.

Për shpresën

“Nuk kaloj shumë kohë duke menduar për të kaluarën. Kam dëshirë të ec përpara’’.

Për negativitetin

“Mos i dëgjoni personat negativë. Sigurohuni se po punoni shumë. Sigurohuni se keni një vizion shumë të qartë se ku dëshironi të shkoni. Mos synoni qëllime të vogla, synoni yjet’’.

Për të ndihmuarit të tjerët

“Ju duhet të ndihmoni të tjerët. Mos mendoni vetëm për veten. Ndihmoni të tjerët’’.

Për vizionin

“Ju mund të keni anijen më të mirë në botë, por nëse kapiteni nuk e di se ku do të shkojë, ai vetëm do të endet përreth dhe do të humbasë’’.

Për përballjen me armiqtë

“Hasta la vista (Mirupafshim)’’

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme