11 tiparet e një gruaje të paharrueshme

Prishtinë | 08 Maj 2018 | 14:49 | Nga

“Bukuria e një gruaje nuk është në rrobat që ajo vesh, në figurën që përfaqëson apo në mënyrën se si duken flokët e saj. Bukuria e një gruaje shihet në sytë e saj, sepse ajo është porta e zemrës së saj, vendi ku banon dashuria. Bukuria e vërtetë në një grua reflektohet në shpirtin e saj. Është përkujdesja që jep dashamirësi, pasioni që ajo tregon dhe bukuria e një gruaje rritet vetëm me kalimin e viteve” – Audrey Hepburn

Ka gra të mrekullueshme kudo dhe shumë prej tyre mbeten të vetmuara ose ju mungon miqësia.

Përse?

Epo, nuk mund të themi për çdo grua; por shanset janë se ajo është e lodhur. E lodhur nga takimi dhe të shoqëruarit me një person mediokër, njëri pas tjetrit. Ajo ndoshta i ka ardhur në majë të hundës shfrytëzimi, gënjeshtrat dhe mungesa e respektit.

Femrat që kanë këtë cilësi zakonisht janë të ngrohta dhe që besojnë tek të tjerët, dy karakteristika që për fat të keq shpesh shfrytëzohen.

Një grua e paharrueshme është ajo për të cilën partnerët dhe shokët e saj të mëparshëm mallkojnë veten që e kanë lënë të ikë apo e kanë humbur.

Cilësitë e jashtëzakonshme nuk vlerësohen, një e vërtetë fatkeqe dhe e dukshme gjatë gjithë jetës. Njerëzit e lumtur janë të përbuzur nga të pakënaqurit. Qetësia tallet me zë të lartë. Ata që ia dalin urrehen nga ata që nuk ia dalin dhe kështu me radhë.

Në nder të të gjitha grave të mrekullueshme dhe të jashtëzakonshme, këtu janë 11 gjëra që ne i shohim tek ju:

Mirësi

Mirësia juaj është e dukshme kudo që të shkoni. Pa marrë parasysh se sa herë konsiderata juaj, bujaria dhe dashamirësia juaj janë injoruar, ju ngulmoni gjithsesi.

Çdo jetë që keni prekur, i keni dhuruar vetëm dashuri, më shumë se sa mund të shprehet me fjalë.

E pavarur

Nëse e keni gjetur personin e duhur, shanset janë që ata janë dashuruar me natyrën tuaj të pavarur.

Ne duam që ju të mos e vlerësoni veten tuaj nga një partner, por nga cilësitë unike dhe të jashtëzakonshme që i mbani thellë në zemrën tuaj.

E hijshme

Grave të paharrueshme duket se asnjëherë nuk iu ndahet hijeshia. A keni parë ndonjëherë ndojë dokumentar rreth Jacqueline Kennedy ose Princess Diana? Ato ishin mishërimi i elegancës dhe klasit.

Ne e admirojmë mënyrën se si personifikoni përulësinë dhe hijeshinë.

Pasionante

Ne e duam entuziazmin dhe ngazëllimin tuaj për gjërat që janë të rëndësishme për ju. Ne admirojmë që pasioni juaj është pothuajse gjithmonë qëllimi juaj.

Diçka tjetër që duam është pasioni juaj për gjërat e mëdha dhe të vogla, një karakteristikë e pazakontë në ditët e sotme.

Mbështetëse

Nëse është miku juaj, anëtari i familjes apo partneri juaj, përkrahja juaj nuk ka munguar kurrë më dhe kurrë nuk duket se do të mungojë.

Pavarësisht se tjerët nuk mund të bien gjithmonë dakord me ju, dijeni se gjithmonë do ta keni 100 për qind.

E mprehtë

Ju e dini se çfarë mund të bëhemi në jetë, edhe nëse ne nuk e dimë aspak. Ndërsa ne jo gjithmonë mund të vlerësojmë mprehtësinë tuaj, ne e kuptojmë se mençuria juaj është e thellë.

Energjike

Ne e duam energjinë tuaj dhe padurimin për t’u përballuar me botën kokë më kokë. Edhe nëse nuk e shprehim me zë të lartë, ne e ndjejmë dhe e vlerësojmë sinqerisht qëndrimin tuaj pozitiv dhe energjinë e mrekullueshme që keni.

Ne e adhurojmë aftësinë tuaj për të na ngritur moralin dhe për të na mbështetur kur ne ndihemi keq dhe na duket se e gjitha bota po na bie sipër.

E ndershme

Ju mund të jeni të ëmbla, por nuk keni frikë të përzieni edhe disa doza athtësie nëse është e nevojshme.

Ndonjëherë, kjo “athtësi” vjen pasi dikush vepron pa mend ose gabon duke e marrë mirësinë tuaj për dobësi.

Për pjesën më të madhe, fjalët tuaja të ndershme transmetohen në pjesë të barabarta, të ëmbla dhe serioze.

Këmbëngulëse

Nuk është e lehtë të jesh një grua e jashtëzakonshme në ditët e sotme. Është mjaft mbresëlënëse se çfarë keni qenë në gjendje të duroni në shumë aspekte.

Shumë njerëz të mirë janë tërhequr nga “rryma” e shoqërisë moderne, diçka që tregon se sa e paharrueshme jeni! Ju rrini në anë.

E dashur

E fundit por sigurisht jo më pak e rëndësishme: Faleminderit për dashurinë tuaj. Faleminderit për të gjitha kohërat që keni telefonuar dhe përgjigjur në telefon, keni ofruar veshin dhe zemrën tuaj, na keni thënë se çfarë duhej të dëgjonim dhe na keni lejuar të ishim pjesë e jetës suaj të bukur.

Të ngjashme