Ensar Kastrati, 11 vjeçar nga Gjakova, është diagnostifikuar me një sëmundje të rëndë dhe të rrallë, të quajtur Leokimia Burkitte. Ai është shtruar në Spitalin e Fëmijëve në divizionin e Pediatrisë Hematologkike dhe Onkologjisë në Freiburg të Gjermanisë, ku aktualisht i është nënshtruar kimioterapisë. Trajtimi dhe qëndrimi i tij ne spitalin Gjerman, kushton shumë
Shuma prej 150.000 € për shërim është e papërballueshme për prindërit dhe familjen e tij. Deri tani, familja e tij ka arritë të sigurojë 70.000 €, ndërsa edhe 80.000 €, tjera nevojiten për ta kompletuar shumën e kërkuar nga spitali ku po qëndron Ensari, i cili është djali i vetëm në familje.
Lusim të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë, të ndihmojnë me aq sa kanë mundësi. Procedura e transferimit është shume thjeshtë, e lehtë dhe e sigurt (transparente)