Kur kalojnë në një mënyrë jetese të shëndetshme, shumë njerëz nuk janë në gjendje të arrijnë objektivin e tyre (p.sh humbja e peshës).
Ndoshta arsyeja është në besimin e tyre se ata kanë zgjedhur strategjinë e duhur për të ngrënë. Por nëse shikojmë më afër, do të zbulojmë se shumë nga njohuritë tona në lidhje me produktet e shëndetshme janë vërtet të gabuara.
Ne i mbështesim përpjekjet e njerëzve drejt vetë-përsosjes dhe duam t’i ndihmojmë ata të përmirësojnë njohuritë e tyre në fushën e të ushqyerit të shëndetshëm.
Besohet se produktet organike janë të shëndetshme, por shkenca nuk thotë kështu. Gjatë rritjes këto produkte nuk u hidhen pesticide sintetike, por natyrore. Prandaj shenja “Eko” nuk do të thotë gjithmonë e shëndetshme, por është një dredhi e marketingut që i kushton vëmendje me se është rritur.
Kohët e fundit, produktet që përmbajnë gluten janë konsideruar jo të dëmshme. Është vetëm 1% e popullsisë që s’ka nevojë për gluten për shkak të një sëmundje, ndërsa për të tjerët nuk është e dëmshme. Madje, sipas studimeve, nëse nuk konsumoni gluten, rrezikoni sëmundje kardiovaskulare.
Për një jetë të shëndetshme, njerëzit zgjedhin produkte me pak yndyrë. Por shumë pak e kuptojnë se një produkt me nivel të ulët yndyre, prodhuesit shtojnë komponentë të tjerë për të përmirësuar shijen, të cilat janë dhe më të dëmshme për shëndetin.
Lëngjet e frutave përmbajnë shumë sheqer, dhe nuk kanë fibra diete. Kjo mund të çojë në një rritje të oreksit dhe shtim në peshë. Lëngjet nuk shuajnë as urinë, as etjen. Në vend të kësaj zgjidhni të pini lëngje të përgatitura vet.
Janë të shijshme për një vakt të shpejt, por jo të shëndetshme sepse përmbajnë sheqer, çokollatë, karamele etj. Nuk kanë asnjë dalim nga çokollatat e tjera, kur bëhet fjalë për sheqerin, ndërsa sasia e kalorive është e barabartë sa ngrënia e një dreke.
Procesi i përgatitjes së frutave të thata përfshin dhe përbërjet kimike, të cilat rrisin jetëgjatësinë e frutit, por zvogëlon dobitë në shëndet. Frutat e thata janë të mira vetëm nëse i përgatisni vetë në shtëpi.
Ideja se vezët me lëvozhgë kafe janë më të mira se ato me lëvozhgë të bardhë, ka qenë e populluar shumë kohë më parë dhe vazhdon të jetë. Të bardha apo kafe, vezët janë njësoj në proteina, i vetmi dallim është se nga cila racë pule është bërë. Ajo që ju duhet të bëni, është të zgjidhni ato të freskëtat.
Shumë njerëz besojnë se produktet e importuara janë më të mira sesa ata vendase. Ndonjëherë është e vërtetë, jo gjithmonë. Për shembull, konsumimi i produkteve vendase ku janë në sezon është më mirë sesa konsumimi i të importuarave. Mollët e rritura në kushte natyrore, janë më të mira sesa ata të serave dhe kimikateve.
Dallimi mes konsumimit të një veze të skuqur me një të zier është se veza e zier ka 66 kalori më pak. Pra nëse hani dy vezë të ziera do keni më shumë kalori sesa një vezë e skuqur.