112 vjetori i shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, sheshet e Prishtinës stolisen me flamuj

Prishtinë | 28 Nën 2024 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Për nder të festës së 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, sheshet e Prishtinës janë stolisur me flamuj kuq e zi , raporton Ekonomia Online.

Në sheshet e Prishtinës, pranë flamurit kombëtar u panë edhe flamujt e shtetit të Kosovës.

Shqiptarët më 28 nëntor festojnë Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit.

Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë është shpallja e pavarësisë së vilajetit shqiptar nga Perandoria Osmane në kushtet e Luftës së Parë Ballkanike.

Shqipëria u vetë shpall e pavarur në Vlorë më 28 nëntor 1912 nga Ismail Qemali.

Në shpalljen e pavarësisë morën pjesë 40 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare.

Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali si dhe Pleqësinë.

Të ngjashme