Test: A mund ta menaxhoni inatin?

Prishtinë | 12 Dhj 2017 | 23:40 | Nga Ekonomia Online

Çdokujt prej nesh mund t’i ndodhë të inatoset për një arsye të caktuar. Ka disa situata, në të cilat nuk arrini të nxirrni dot në pah vetëkontrollin. Por deri ku mund të arrijë tendenca juaj për t’u drejtuar nga ndjenjat e çastit? A ia dilni të udhëhiqeni nga racionaliteti? Provoni ta verifikoni me këtë test: duhet thjesht të refektoni mbi sjelljet tuaja, duke zgjedhur mes opsioneve të parashikuara për çdo pyetje. Në fund, nëse do të përgjigjeni me sinqeritet, mund të lexoni profilin që i korrespondon më shumë mënyrës se si silleni dhe njihni më mirë veten…

1. Ju ndodh të inatoseni kur mendoni për gjërat negative që ju kanë bërë në të shkuarën?

a. Shpesh

b. Ndonjëherë

c. Kurrë

2. Ju ndodh të zgjoheni gjatë natës duke menduar për ato gjëra që të kanë shqetësuar gjatë ditës?

a. Shpesh

b. Ndonjëherë

c. Kurrë

3. Me shumë mundim ke mbjellë disa pemë frutore në oborrin e shtëpisë. Një ditë qeni i fqinjit ka shkatërruar bimët e mbjella:

a. Je e xhindosur me të gjithë

b. Ndihesh e bezdisur

c. Ndihesh një çikë e inatosur

4. Je grindur me partnerin, i cili të ka thënë gjëra që të kanë lënduar. Si ndihesh?

a. Shumë e inatosur

b. E inatosur

c. Pak e bezdisur

5. Sa shpesh të ndodh të debatosh me njerëzit e afërt?

a. Çdo ditë

b. Disa herë në javë

c. Disa herë në muaj

6. E ke të vështirë të falësh dikë që mendon se ka gabuar?

a. Po

b. Ndonjëherë

c. Jo

7. Inatosesh me veten kur humbet kontrollin e ndjenjave?

a. Shpesh

b. Ndonjëherë

c. Kurrë

8. Të ka ndodhur të jesh kaq e xhindosur sa nuk mban mend gjërat që ke bërë apo thënë?

a. Shpesh

b. Varet nga situatat

c. Nuk më ka ndodhur asnjëherë

9. Ke pasur probleme në punë për shkak të karakterit?

a. Më shumë se një herë

b. Një herë

c. Asnjëherë

10. Nëse je inatosur për diçka, ke tendencën të ndihesh keq si: dhimbje koke apo shqetësime me stomakun?

a. Shpesh

b. Vetëm ndonjëherë

c. Nuk më ndodh asnjëherë

Profili juaj:

Më shumë A

Ti je i/e paaftë për të përmbajtur inatin

Të ndodh shpesh të xhindosesh, edhe për situata që në dukje duken se janë banale. Jo vetëm inatosesh me të tjerët, por ke edhe tendencën të mërzitesh me veten, në bazë të disa sjelljeve që nuk i gjykon në mënyrë pozitive. Një vetëkontroll më i madh do të ishte mëse i nevojshme për ju. 18% e njerëzve që kanë bërë këtë test, kanë arritur në këtë rezultat.

Më shumë B

Ti je mjaftueshëm i/e aftë për të përmbajtur inatin

Në dis raste arrin ta kontrollosh me lehtësi inatin. Sjellja jote varet shumë nga situatat në të cilat ndodhesh. Në fakt, jo rrallë, të ndodh të mendosh për ndonjë padrejtësi që të kanë bërë. Por zakonisht, arrin gjithmonë të jesh në ekuilibër dhe të vetëpërmbash ndjenjat më të vrullshme. 68% e njerëzve që kanë bërë këtë test, kanë arritur në këtë rezultat.

Më shumë C

Ti je i/e zonja për të ruajtur kontrollin

Në të gjitha situatat ia del të ruash kontrollin e vetes. Di të dominosh ndjenjat dhe nuk e lë veten të përfshihesh nga vala e inatit. Ia del me lehtësi të menaxhosh edhe ndjenjat negative si mëria. Por, ki kujdes të mos e ekzagjerosh dhe të mos biesh në ngurtësinë e tepërt emotive. 13% e njerëzve që kanë bërë këtë test, kanë arritur në këtë rezultat.

Të ngjashme