Në përvjetorin e 115-të të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe në 20-vjetorin e vënies së gurthemelit të Katedrales që mban emrin e saj, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një mbrëmje solemne kulturore, raporton Ekonomia Online.
Ngjarja përfshiu program artistik, fjalime përkujtimore dhe pjesëmarrje të figurave të njohura nga fusha e kulturës, fesë dhe institucioneve.
Kjo mbrëmje shërbeu si shenjë nderimi për jetën dhe trashëgiminë humanitare të Shenjtores shqiptare.


