12 mijë e 123 doza të vaksinave kundër Covid-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë

Prishtinë | 29 Kor 2021 | 15:05 | Nga Ekonomia Online

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë dhënë 12 mijë e 123 vaksina, raporton Gazeta Express.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani 400 mijë e 217 vaksina janë dhënë në vend.

269 mijë e 706 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 në Kosovë.

130 mijë e 511 persona me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 12.123 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 400.217 doza të vaksinës. Deri më sot 130.511 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që gjatë ditëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19.

Nga Ministria e Shëndetësisë dhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik i kanë kërkuar qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbrohen nga virusi.

Të ngjashme