Në 24 orët e fundit në Kosovë janë shqiptuar mbi 1600 gjoba për mosrespektim të rregullave të trafikut, teksa kanë ndodhur 43 aksidente me dëme materiale dhe 21 me të lënduar.
Shoferët që kalojnë në semafor të kuq në Emiratet e Abu Dhabi do të duhet të paguajnë një gjobë shumë të lartë që arrin në 51,000 Dh ose e konvertuar në euro kap shifrën e 12 mijë eurove, dhe gjithashtu do t’u konfiskohet patentat e shoferit për gjashtë muaj, sipas një njoftimi të publikuar nga Policia e Abu Dhabit.
Dënimet për shkeljen, e cila mund të çojë në aksidente të rënda rrugore, madje edhe në vdekje, u rritën në Ligjin Nr. 5 të vitit 2020 për ndalimin e automjeteve në Emiratet e Abu Dhabi.
Kundërvajtësit i vendoset gjobë e menjëhershme prej 1000 Dh ose 235 euro, së bashku me heqjen e 12 pikëve nga patenta.
Gjithashtu mjeti sekuestrohet për 30 ditë.