Më shumë se 80 për qind e popullsisë në veri të Kosovës jeton nga të ardhurat nga sektori publik, të qeverisë, ndërmarrjet publike dhe institucionet e themeluara nga Republika e Serbisë ku të punësuar janë rreth 12.000 punëtorë, sipas Institutit për Zhvillimin Ekonomik të Territorit (InTER), të Serbisë, shkruan Tanjug.
Studimi i institucionit të autoritetit të Republikës së Serbisë në veri të Kosovës u zhvillua nga muaji shkurt deri në gusht dhe ka përfshirë katër komunat në veri të Kosovës – Zubin Potok, Zveçan, Leposaviq dhe Mitrovicë.
Rezultatet tregojnë se serbët në veri kryesisht mbijetojnë në sajë të institucioneve publike dhe institucionet e themeluara nga Qeveria e Serbisë.