12 muaj burg me kusht për vjedhjen votave për Meliza Haradinaj

Prishtinë | 14 Nën 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Në seancën e kaluar, Granit Halilaj e pranoi fajësinë në rastin për “falsifikimin e votave”, ndaj ish-kandidates për deputete, Meliza Haradinaj-Stublla.

Ndërsa sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin e Krimeve të Rënda, trupi gjykues dha vendimin përfundimtare.

Kreu i turpit gjykues, Vesel Ismaili bërë të ditur se kanë marrë vendim, ku i akuzuari Halilaj u dënua më 12 muaj burg me kusht dhe i ndalohet veprimtaria në administrata publike.

Ndërsa në seancën e kaluar, prokurori special Ilir Morina, kishte njoftuar se kishte bërë marrëveshje për pranim fajësie për të akuzuarit Halilaj.

Avokati i Halilaj, Flamur Bllacaku kishte deklaruar se e pranon fajësinë pas marrëveshjes me Prokurorinë me vullnet dhe vetëdije të plotë

Po në atë seancë, ishte dëgjuar edhe dëshmia e ish-ministres për Punë të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla.

“Pas një skeme piramidale, më është vjedhur mandati dhe tani jam palë e dëmtuar.” – kishte thënë ajo në cilësinë e dëshmitares.

Haradinaj-Stublla, kishte deklaruar se i qëndron prapa dëshmisë së dhënë më parë lidhur me këtë çështje.

“Atë që kam thënë në dëshmi i qëndroj pranë që ndihem palë e dëmtuar, viktimë e një skeme piramidale të linçimit, njollosjes, presionit, manipulimit dhe shantazhit, që besoj fuqishëm që ka lidhje me partinë politike që i kam takuar, me parapolitikën biznesin dhe disa preudoportale.” – ka thënë ajo.

Në gjykimin për falsifikim të votave janë duke u akuzuar edhe ish-deputeti Haxhi Shala, Arbër Krasniqi, Sahit Mataj, Përparim Përvetica, Ilirjan Hysenaj dhe Dardan Gashi.

Seanca e radhës për këtë çështje pritet të mbahet më 16 nëntor 2023.

Të ngjashme