12 pushues kanë humbur jetën ketë verë në ujërat e brigjeve shqiptare

Prishtinë | 03 Sht 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Viktima e fundit është një i moshuar, që u gjet i mbytur paraditen e së hënës, në Shëngjin. Ai ka mundur ta marrë ndihmën e parë vetë pas mbërritjes së ambulancës dhe jo nga vrojtuesit e plazhit. I moshuari është viktima e katërt në këtë plazh.

Mungesa e vrojtuesve shihet si shkaku kryesor i këtyre fataliteteve. Sipas Federatës së Vrojtuesve, në vend rezultojnë 500 vrojtues plazhi, për 2400 biznese që operojnë në stacionet e plazhit.

Ashtu si një vit më parë, ndonëse në bregdet janë ngritur kullat e vrojtuesve, në pjesën më të madhe të tyre ato kanë qenë bosh.

Edhe pse ministria e Turizmit paralajmëroi masa të ashpra ndaj subjekteve që nuk përmbushnin detyrimet për stacionet e plazhit, askush nuk garantoi shpëtimin e jetës së pushuesve,në rast mbytje përcjell Albinfo.ch.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme