Komuna e Prishtinës aktualisht ka 12 raste aktive me COVID-19.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur të shtunën se kryeqyteti i Kosovës radhitet i shtati për nga numri i rasteve aktive me koronavirus.
Aktualisht me raste aktive prijnë, Gjilani me 36, Mitrovica me 28 dhe Prizreni me 19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë ka vdekur një person e janë shënuar 11 raste të reja pozitive me COVID-19.
Numri i rasteve aktive në nivel vendi është 170.