12 raste me COVID-19 në Infektiv, 2 prej tyre në gjendje të rëndë

Prishtinë | 15 Maj 2020 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Në klinikën Infektive, sot janë të hospitalizuar gjithsej 22 raste, raporton Ekonomia Online.

Prej tyre të sëmurë me pandeminë, Covid-19 janë gjithsej 12 raste.

“8 raste janë në gjendje stabile, 4 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, prej të cilëve 2 pacientë janë në gjendje më të rënduar dhe janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike”, thuhet në raport.

Të ngjashme