Qipro ka regjistruar 12 raste të variantit të ri të koronavirusit. Rastet thuhet se kanë ardhur nga Britania.
Qipro ka raportuar një rritje të dukshme të rasteve pozitive me koronavirus në tri javët e fundit, duke tejkaluar shifrat e 600 rasteve çdo ditë. Që nga fillimi i pandemisë, Qipro ka regjistruar 23.445 të infektuar dhe 129 të vdekur nga Covid-19, raporton reuters.
Varianti i ri i koronavirusit që tani po përhapet në tërë botën është gjetur në Britani duke u shpërndarë më pas në disa vende të Evropës.