12 sëmundjet që luftohen me mollë e kivi

Prishtinë | 12 Gus 2018 | 18:26 | Nga

Kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë, kundër të gjitha llojeve të sëmundjeve.

Mollët dhe kivi janë dy fruta që bëjnë pjesë pothuajse gjatë gjithë vitit në familjet tona, mirëpo pak dihen dobitë shëndetësore që përfitohen prej ngrënies së një ose dy frutave të tilla në ditë, apo gjatë javës. Studimet tregojnë se konsumi i kivit, për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës C, ndihmon në përmirësimin e shikimit por edhe redukton zhvillimin e një sërë sëmundjeve. Ndërkohë që për konsumin e mollëve, edhe pse janë thënë disa herë të mirat shëndetësore, duhet përsëritur se konsumi i këtij fruti largon nga trupi jonë më shumë se 10 sëmundje.

Kivi

Kivi është i pasur me vitamina të shumta, në veçanti të vitaminës C (më shumë se portokalli), kalium dhe një sasi të mirë të beta-karotenit. Studimet në Itali, të kryera te fëmijët e moshës 6-7 vjeç kanë demonstruar edhe veti të tjera shëndetësore të traktit respirator. Një seri studimesh të publikuara nga arkiva e okulistëve kanë provuar se konsumi i 3 ose më shumë frutave në ditë (duke përfshirë edhe kivi) mund të reduktojnë me 36% rrezikun e zhvillimit të sëmundjes të lidhura me sytë, të quajtur ARMD (shkaku kryesor i dëmtimit të shikimit te të rriturit), në krahasim me njerëzit që konsumojnë vetëm 1 frutë në ditë.

Trajtimi

Është e rëndësishme të theksohet se kivi përmban një sasi të madhe të vitaminës C, E dhe A. Vitamina C është një antioksidant që shkrihet në ujë e është provuar se mbron trupin tonë nga radikalet e lira, përmirëson shëndetin e individëve të cilët e konsumojnë rregullisht atë kundër të gjitha llojeve te sëmundjeve, që nga problemet kardiovaskulare, kancere si dhe obezitetin. Vitamina E është vërtetuar të ketë efekte të ngjashme, por është i tretshëm në yndyrë dhe kështu është ndihmës për vitaminën C në funksionet e saj. Frutat e kivit i përmbajnë të dyja këto vitamina në sasi të lartë, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur trupin tonë nga radikalet e lira. Kivi përmban sasi të lartë të fibrave, të cilat përmirësojnë sëmundje të tilla si diabeti sepse mban nivelin e sheqerit nën kontroll dhe kancerin e zorrës së trashë sepse fibrat lidhen me komponimet toksike në zorrën e trashë dhe na ndihmojnë t’i largojmë ato. Fibrat gjithashtu janë provuar se zvogëlojnë nivelin e kolesterolit, përmirësojnë kushtet e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare dhe uljen probabilitetin e sulmeve të zemrës.

Konsumi

Ngrënia e kivit pengon astmën, ndalon kollitjen sidomos te fëmijët. Mbron ADN-së tonë nga mutacionet. Siguron një sasi antioksidantë dhe vitamina. Ndihmon në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë në saje të përmbajtjes së lartë të fibrave.

Mollët

Mollët janë të pasura me antioksidantë të fuqishëm dhe janë të përkryera kundër plakjes dhe ndihmojnë për të kapërcyer problemet e shëndetit apo parandaluar ato. Mollët janë gjithashtu një nga 10 ushqimet që ndihmojnë për të djegur dhjamin, hahet një mollë 15 minuta para ngrënies e do t’ju ndihmojë për t’u ngopur dhe ju do të hani më pak, kjo është një mënyrë shumë efektive për të ndihmuar që ju të humbni në peshë. Molla përmban pektinë, e cila ndihmon të ndiheni të plotë dhe kjo ndjenjë ngopjeje do të zgjasë për një kohë të gjatë. Për mbrojtjen e kockave studiuesit francezë gjetën se një flavonoid i quajtur floridzin është gjetur vetëm te mollët dhe mund të mbrojë gratë në fazën post-menopauze, osteoporozë dhe mund të rrisë densitetin e kockave.

Astma

Një studim i kohëve të fundit tregon se fëmijët me astmë që pinë lëng molle në baza ditore vuajnë më pak se fëmijët që pinë lëng molle vetëm një herë në muaj. Një tjetër studim tregon se fëmijët e lindur nga gratë që hanë shumë mollët gjatë shtatzënisë kanë shkallë më të ulët të astmës se fëmijët, nënat e të cilëve hanë rrallë mollë.

Alzheimeri

Një studim mbi minj në Universitetin Cornell zbuloi se quercetina në mollë mund të mbrojë qelizat e trurit nga dëmtimet e radikaleve te lira, që mund të çojnë në sëmundjen e Alzheimerit.

Kolesteroli

Pektina në mollë ul LDL, kolesterolin (“e keq”). Njerëzit që hanë dy mollë në ditë mund të ulin kolesterolin e tyre më shumë se 16% në ditë.

Zorra e trashë

Kërkime të tjera treguan se pektina në mollë ul rrezikun e kancerit të zorrës së trashë dhe ndihmon në mbajtjen e një trakti të shëndetshëm në tretjen e ushqimit.

Mëlçia

Hulumtimet gjeten se minjtë e ushqyer me ekstrakt nga lëkurat e mollëve kishin një rrezik 57% më të ulët të kancerit të mëlçisë.

Diabeti

Konsumimi i mollëve ul nevojën e trupit për insulinë dhe mund të ndihmojë në menaxhimin e diabetit.

Dhëmbët

Vetitë natyrore të acidit në mollë ndihmojë për të mbajtur të pastër dhëmbët dhe fryma juaj mban erë të mirë. Kur ju hani mollë, fibra të pastron dhëmbët, ndërsa vetitë antivirale të frutave mbajnë bakteret dhe viruset larg. Përtypja e një mollë, gjithashtu stimulon prodhimin e pështymës në gojën tuaj, e cila ndihmon në reduktimin e prishjes se dhëmbëve nga ulja e niveleve të baktereve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme